Bashkëpunimi i kahershëm i këngëtares së xhazit Mirosllava Kacarova me pianistin dhe kompozitor Mirosllav Turijski arriti dimensione të reja në albumin e tyre të ri të përbashkët të titulluar BEYOND JAZZ. Në të, ata me të vërtetë shkojnë përtej xhazit - një stil metamorfozat e të cilit Mirosllava Kacarova i vëzhgon vite me radhë. Sipas saj, “muzika, si artet e tjera, është një pasqyrim i vetë jetës, i kohës, i ndryshimeve”. Për albumin ajo shton: “BEYOND JAZZ është një pasqyrim i historive që dua të tregoj përmes muzikës. Është një koleksion i disa këngëve të mia të preferuara të shekullit të 20-të “përtej xhazit”, të shënuara më shumë nga stili pop. Zgjodha t’i interpretoja në versionin e dhomës - vetëm për piano dhe zë, së bashku me partnerin tim të gjatë në skenë - pianistin virtuoz Mirosllav Turijski. Ne interpretojmë këngë nga Xhoni Miçëll, Sting, Majkëll Xheksën, Bili Holidej, të transformuara në mënyrën tonë - me harmoni të reja, me fraza vokale të rimenduara, me improvizime delikate dhe më shumë pauza.”
Dizajneri i tingullit është Mlladen Dimitrov - partneri i tretë i vazhdueshëm i dy muzikantëve. Koncepti i zërit është gjithashtu delikat, me një tingull të ngrohtë dhe të butë që të kujton regjistrimet analoge të shekullit të 20-të. Ideja e një albumi në një version minimalist - vetëm piano dhe zë - nuk është e re. Ky version i dhomës lejon liri të madhe për interpretim, improvizim dhe ikje nga skemat konvencionale.
Albumi BEYOND JAZZ përfshin gjithashtu dy kompozime origjinale të Mirosllav Turijski bazuar në tekste të Mirosllava Kacarova. Njëra prej tyre është krijuar posaçërisht për albumin e pestë të këngëtares. Kënga titullohet “Nën qiellin e Plovdivit” si një respekt për qytetin ku jetojnë dhe punojnë dy muzikantët
Një këngë e veçantë në album është kënga “Hijet e gjata të gushtit”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë botën e ndryshuar dhe dashurinë. Së fundmi muzikantët prezantuan videoklipin e këngës së fundit nga..
Në folklorin bullgar ka shumë këngë kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar . Një prej tyre, e cila medoemos interpretohet më 6 maj, është kënga e njohur rome e quajtur "Ederlezi", siç është emri rom i festës së shenjtorit. Këngën mund ta quajmë himnin..
Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..
Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e..