Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri rus Lavrov për BNR: Forcat e armatosura ruse nuk sulmojnë objekte civile në Ukrainë

Sergej Lavrov
Foto: EPA/BGNES

Forcat e armatosura ruse nuk sulmojnë objekte civile në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentit të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Moskë, Angell Grigorov.

“Ju lutemi mos harroni se që nga fillimi i operacionit special ushtarak, ka pasur fakte të shumta kur njësitë ushtarake ukrainase kanë vendosur pajisje të rënda në oborret e ndërtesave të banimit, në territorin e shkollave dhe madje edhe në lokale”, tha Lavrov. I pyetur nëse mund të konfirmonte të dhënat zyrtare të OKB-së për numrin e viktimave civile në Ukrainë, Lavrov u përgjigj: "Nuk kam informacion se nga i merr OKB-ja informacionin e saj. Neve nuk na kanë bërë pyetje të tilla." Sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus është 9083.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD