Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adhuruesit e malit nga qyteti Petriç ngjiten në majat bullgare për qëllime edukative

Foto: mladplaninar.com

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj, shoqata “Malësori i Ri” – Petriç i vuri vetes për qëllim ngjitjen e të gjitha majave më të larta të maleve në Bullgari, transmetoi BTA. Iniciativa i përket një grupi fëmijësh. Deri më tani adhuruesit e malit janë ngjitur në gjithsej 24 maja. Këtë muaj, alpinistët e rinj kanë synuar pushtimin e malit Aramlija, malit Ruen, malit Botev, malit Bogdan dhe malit Gocev, ndërsa në gusht do të nisen drejt majave të Pirinit dhe Rillës - Vihrenit dhe Musallasë.

Në grup marrin pjesë rreth 40 fëmijë nga mosha 7 deri në 18 vjeç dhe synimi i tyre është të shkelin të gjitha 39 majat malore deri në nëntor. Shkaku i shoqatës “Malësori i Ri” është ndjekja e motos së shkrimtarit dhe themeluesit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari, Aleko Konstantinov – “Njihuni me atdheun që ta doni”.

Prandaj, shumë shpesh shoqata kombinon ngjitjen e majave me data historike. Përveç historisë, fëmijët i kushtojnë vëmendje edhe biodiversitetit dhe veçorive në zonat që vizitojnë. Kështu, përveç dashurisë për malet, ata zhvillojnë edhe qëndrimin ndaj natyrës dhe atdheut. Gjatë ngjitjes në maja ata mësojnë për heronjtë kombëtarë, shpirtin dhe kulturën bullgare, gjë që kontribuon në rritjen e tyre morale, shpirtërore dhe intelektuale.

Me rastin e nismës së këtij viti, për çdo pjesëmarrës është krijuar një pasaportë personale turistike, ku fëmijët shënojnë majat e pushtuara.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD