Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR promovoi një version të ri të këngës së njohur folklorike bullgare "U përmbys mali"

Foto: Ani Petrova

50 vjet pas regjistrimit të parë të "U përmbys mali", Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ promovoi një version të ri të këngës së njohur popullore bullgare. Shfaqja është me pjesëmarrjen e Korit të Radios për Fëmijë, Orkestrës Simfonike dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-sëAkademiku i ndjerë maestro Hristo Nedjallkov, e futi këngën në repertorin e korit, duke e ftuar kompozitorin Julian Sllabakov të bënte një aranzhim të këngës së Stefka Sëbotinovës.  

Sot “U përmbys mali” interpretohet nga formacionet korale të BNR-së.

Dirigjentja e regjistrimit është drejtuesja e tanishme e Korit të Radios për Fëmijë, Venecia Karamanova. Regjisori i klipit është Ljubo Marinov, ndërsa kameramani është Bojan Karamfillov.

BNR do të vazhdojë të jetë producent i shfaqjeve të Korit të Radios për Fëmijë, Orkestrës Simfonike dhe Orkestrës së Muzikës Popullore. Është duke u përgatitur një incizim i ri. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD