Orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap këtë mbrëmje në sallën "Bullgaria" sezonin e radhës krijues. Nën drejtimin e kryedirigjentit të ri Konstantin Ilievski, do të debutojë me koncertin e violinës të Brahms-it, koncertmasteri i parë i Simfonisë së Vjenës, Dalibor Karvaj. Solisti do të luajë në një instrument 330-vjeçar Stradivarius 1694 ex Benece - në pronësi të Bankës Kombëtare Austriake.
Programi i koncertit përfshin edhe preludin simfonik "Vetmia" nga Panço Vlladigerov dhe simfoninë e nëntë të Dvořák "Nga Bota e Re".
Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në..
Kompozitori bullgar Borisllav Sllavov fitoi çmimin prestigjioz për "Muzikën më të mirë" në edicionin e 20-të të sivjetshëm të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit BAFTA GAMES AWARDS, njoftoi BNR "Horizont". Sllavov mori njohjen si..
Pas një pauze të gjatë krijuese, në të cilën Joanna Dragnevës i ndodhën gjërat më të mira - brenda katër viteve ajo u bë nënë dy herë dhe mbrojti një disertacion doktorature në fushën e psikologjisë sociale, këngëtarja e talentuar u kthye në skenën..
25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një..