Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë shenjtoren Zllata Mëglenska - mbrojtëse e bullgarëve në mbarë botën

Foto: bg.wikipedia.org

Më 18 tetor të krishterët ortodoksë nderojnë dëshmoren e madhe të Shenjtë Zllata Mëglenska. Ajo jetoi gjatë sundimit osman në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të dhe u flijua për besimin në Krishtin.

Zllata Mëglenska lindi në një familje të varfër bullgare në fshatin Sllatino të Eparkisë Maglenska - sot në kufijtë e Greqisë. Ajo ishte e bukur, por e përulur, e famshme për devotshmërinë dhe zemrën e saj të pastër. Një ditë një djalosh turk e rrëmbeu atë, duke kërkuar që ajo të hiqte dorë nga besimi i saj, të pranonte islamin dhe të martohej me të. Megjithatë, vajza qëndroi e patundur, edhe kur familja e saj u kërcënua me vdekje.

Zllata Mëglenska u torturua për një kohë të gjatë. Më në fund e varën dhe e prenë trupin në copa. Me një shpirt të pastruar në vuajtje, ajo u paraqit para Zotit më 18 tetor të vitit 1795.

Shën Zllata Mëglenska u shpall martire e madhe dhe nderohet në mbarë botën ortodokse.

Me ide të historianit prof. Pllamen Pavllov, që nga viti 2009 Shën Zllata Mëglenska u caktua mbrojtësja qiellore e bullgarëve jashtë vendit. Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vendosi në emër të saj një çmim për gruan bullgare të vitit, i cili ndahet për bashkatdhetaret që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes kombëtare dhe identitetit kulturor të komuniteteve tona në mbarë botën.

Përpilues: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bg.wikipedia.org, kmeta.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon Java e Ndritshme

Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..

botuar më 24-05-06 10.42.PD
Një ikonë ortodokse bizantine e Shën Gjergjit, shekulli i 14-të, Kostandinopojë

Të krishterët nderojnë Shën Gjergjin Fitimtar

Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot Shën Gjergjin Fitimtar - një nga martirët e parë për besimin. Ai jetoi në kohën e perandorit romak Dioklecian dhe iu bashkua ushtrisë si adoleshent. Vetëm 20 vjeç u bë anëtar i këshillit shtetëror. Kur..

botuar më 24-05-06 4.45.PD

Bullgarët е Besаrabisë ruajnë traditën e një loje të veçantë me vezët e Pashkëve

Lojërat ku personazhi kryesor është veza, ndoshta nuk janë shumë. Në Gjermani, për shembull, për Pashkë, familjet vizitojnë tempullin, dhe më pas fëmijët kërkojnë vezë në kopsht, të fshehura nga lepurushi i Pashkëve - një simbol i pjellorisë. Megjithatë,..

botuar më 24-05-05 7.30.PD