Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë shenjtoren Zllata Mëglenska - mbrojtëse e bullgarëve në mbarë botën

Foto: bg.wikipedia.org

Më 18 tetor të krishterët ortodoksë nderojnë dëshmoren e madhe të Shenjtë Zllata Mëglenska. Ajo jetoi gjatë sundimit osman në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të dhe u flijua për besimin në Krishtin.

Zllata Mëglenska lindi në një familje të varfër bullgare në fshatin Sllatino të Eparkisë Maglenska - sot në kufijtë e Greqisë. Ajo ishte e bukur, por e përulur, e famshme për devotshmërinë dhe zemrën e saj të pastër. Një ditë një djalosh turk e rrëmbeu atë, duke kërkuar që ajo të hiqte dorë nga besimi i saj, të pranonte islamin dhe të martohej me të. Megjithatë, vajza qëndroi e patundur, edhe kur familja e saj u kërcënua me vdekje.

Zllata Mëglenska u torturua për një kohë të gjatë. Më në fund e varën dhe e prenë trupin në copa. Me një shpirt të pastruar në vuajtje, ajo u paraqit para Zotit më 18 tetor të vitit 1795.

Shën Zllata Mëglenska u shpall martire e madhe dhe nderohet në mbarë botën ortodokse.

Me ide të historianit prof. Pllamen Pavllov, që nga viti 2009 Shën Zllata Mëglenska u caktua mbrojtësja qiellore e bullgarëve jashtë vendit. Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vendosi në emër të saj një çmim për gruan bullgare të vitit, i cili ndahet për bashkatdhetaret që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes kombëtare dhe identitetit kulturor të komuniteteve tona në mbarë botën.

Përpilues: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bg.wikipedia.org, kmeta.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD