Formacioni “No More Many More” i përbërë me talente natyrale tashmë një dekadë është në skenën muzikore bullgare. Dhe një nga arsyet për këtë është se grupi alternativ nuk bën kompromise me stilin e tij, me meloditë origjinale dhe tekstet e fuqishme fund e krye në bullgarisht.
Kompozitori i muzikës dhe autor i teksteve është këngëtari kryesor i grupit Metodi Krëstev. Formacioni “No More Many More” është i dashur edhe për qëndrimin aktiv prej qytetari, të cilin e shprehin me guxim në këngët e tyre që nga viti 2013.
“No More Many More” shënuan 10-vjetorin e tyre në skenë me një koncert ku prezantuan këngën e tyre më të re “Nuk ka ish revolucionarë”. Në të, grupi bashkëpunoi me aktorin Valeri Jordanov si vokalist dhe autor i një pjese të teksteve të këngës, të shkruara mbi baza folklorike. Në fund dëgjojmë edhe zërin e vajzës së tij - Jana Jordanova.
Videoja, regjisor i së cilës është vet Valeri, kombinon pamjet dokumentare të punës së grupit në studio, si dhe pamjet nga "Revolucionarë" - shfaqja emblematike e regjisorit Aleksandër Morfov, në të cilën Valeri Jordanov rikrijon një nga rolet qendrore. Finali i videos vjen të shprehë gjithë dramën bullgare për lirinë e ëndërruar, por të parealizuar.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..
Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre..
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..