Rusia urdhëroi korrespondentin e Radios Kombëtare Bullgare në Moskë, Angell Grigorov, të largohej nga vendi në përgjigje të vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar nga Bullgaria korrespondentin e gazetës "Rossijskaja Gazeta", Aleksandër Gacak.
Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se kolegu ynë urdhërohet të dorëzojë dokumentet e tij të akreditimit si një "masë pasqyre" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, e cila e shpalli atë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“E udhëhequr nga parimet e lirisë së medias dhe bashkëpunimit pragmatik, pala ruse do të jetë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të punës së korrespondentit të BNR në Moskë, nëse qeveria bullgare merr një vendim pozitiv për akreditimin e gazetarit të “Rosijskaja Gazeta”në Sofje”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Sot, Angell Grigorov u lajmërua për vendimin nga një punonjës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Sipas tij, nga sot ai nuk ka të drejtë të kryejë funksionet e tij si korrespondent i BNR-së.
Radioja Kombëtare Bullgare përhapi një deklaratë në lidhje me revokimin e akreditimit dhe dëbimin e korrespondentit të medias publike Angell Grigorov nga Federata Ruse. Në të thuhet:
“Udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare deklaron kategorikisht se në të gjithë punën e tij si korrespondent në Moskë për më shumë se 6 vjet, kolegu ynë Angell Grigorov ka respektuar me përpikëri standardet etike ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.
Dëbimi nga Rusia i korrespondentit të vetëm të medias bullgare është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion. BNR është e zhgënjyer nga përpjekja për të shfrytëzuar akreditimin e korrespondentit tonë në Moskë si një mjet presioni dhe pazari nga ana e palës ruse”.
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..
“Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!” (Luka 19:38) Me këto britma gëzimi, të cilat Kisha i kujton Të Dielën e Dafinave, Jezu Krishti u mirëprit në Jerusalem me shpresën e..
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..
Diku në rrëzë të Rodopeve Lindore, vetëm 100 metra nga kufiri ynë me Greqinë, ndodhet fshati Kushlla. Jo shumë kohë më parë - në vitet 1970 - popullsia e..
Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15..