Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Kryeengjëlli Mihail – mbrojtës i luftëtarëve të drejtësisë

6
Foto: arkiv

Një nga festat më të rëndësishme të palëvizshme të krishtera të vjeshtës është Dita e Kryeengjëllit, kushtuar Shën Kryeengjëllit Mihal dhe Kryeengjëjve Gabriel, Rafael, Uriel, Salatiel, Jehudiel dhe Varahiel.

Në traditën ortodokse, ne e kremtojmë ditën e tyre më 8 nëntor, si festën e Shën Kryeengjëllit Mihail, prijësit të ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore pa trup, që mposhtën forcat e errësirës.

Sipas Kishës, engjëjt janë lajmëtarët e Zotit dhe zbatuesit e vullnetit të Tij. Në ikonografinë ortodokse, ato përshkruhen me rroba të bardha borë dhe me krahë - një simbol i shpejtësisë me të cilën ata përmbushin urdhrat e Zotit dhe marrin pjesë aktive në shpëtimin e shpirtrave njerëzorë. Në pagëzim, çdo i krishterë merr një engjëll mbrojtës që e udhëheq dhe e mbron nga e keqja.

Në tempuj, imazhi i Shën Kryeengjëllit Mihail, me një shtizë në dorë, duke shkelur djallin me këmbë, zë një vend qendror, së bashku me ikonat e Jezu Krishtit, Nënës së Zotit dhe Gjon Pagëzorit.Për shkak të vendit kyç që ai zë në Hierarkinë Qiellore, ai konsiderohet mbrojtësi i atyre që luftojnë për një kauzë të drejtë dhe mbrojtësi i të gjithë të krishterëve nga forcat e errëta.

Në afërsi të Sofjes dhe zonave përreth, ka gati një duzinë manastire kushtuar Shën Kryeengjëllit Mihail. Midis tyre është Manastiri Çekotinski, i cili ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti Pravec, mbi lumin Mallëk Iskër. Ai u themelua në fund të shekullit të XII-të dhe lidhet me historinë e kalasë Bozhenishki Urviç, e cila ndodhet nja 4 km larg tij. Gjatë viteve  ai u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë, dhe sot është një manastir veprues dhe tërheq vizitorët me arkitekturën e tij të bukur dhe muralet e jashtëzakonshme.

Mësojmë më shumë detaje interesante për manastirin nga At Mihail në një intervistë bërë nga  Svetllana Dimitrova, përfshirë në botimin tonë “Manastiri Çekotinski – një pasuri e patundshme kulturore”.

Manastiri Çekotinski

Lexoni më shumë:


Përpiluese: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, arkiv





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD