Radosllav Rosenov fitoi titullin e Kampionatit Evropian të Boksit në moshë deri në 22 vjeç në Budva (Mali i Zi), pasi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë. Në finale, 19-vjeçari mundi përfaqësuesin e Rusisë Konstantin Opollskij, duke marrë votat e gjyqtarëve 5:0. Titulli është i dyti për Rosenov në këtë grupmoshë.
Përveç arit në Budva, Bullgaria fitoi edhe medaljen e argjendtë falë Ergjunall Sebahtin (48 kg) dhe Jasen Radev (54 kg), ndërsa Uiliam Çollov (75 kg) zuri vendin e tretë.
Prezantimi i bullgarëve u siguroi atyre vendin e dytë në renditjen e medaljeve për meshkuj.
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..
Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri..