Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat austriake të Krishtlindjeve shfaqen në Burgas

13
Foto: BTA

Lodrat e vjetra të Krishtlindjeve me një histori të pasur dhe interesante mund të shihen për herë të parë në Bullgari. Ato janë pjesë e ekspozitës “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” në Muzeun Etnografik të Burgasit. Iniciatorja e aktivitetit është Doc.Dr.Radostina Ivanova-Mishineva, konsull nderi i Austrisë në Burgas, dhe realizimi i tij është në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës Kulturore "BLAUES FENSTER"-Wagrain dhe Muzeut Historik Rajonal në qytetin tonë bregdetar.


Janë ekspozuar 38 eksponate nga koleksioni i Muzeut të Natës së Heshtur /“Silent Night Museum”/ dhe Muzeut të Shtëpisë Waggerl /Waggerl House Museum/ në qytetin austriak të Wagrain.

Lodrat e Krishtlindjeve janë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Të gjitha ato janë të dizajnuara për të dekoruar shtëpinë dhe pemën e Krishtlindjes dhe mbajnë shumë simbolikë në vetvete.

Përgatitjet për Krishtlindje në Austri nisin më 6 dhjetor, kur, ashtu si në Bullgari, festohet Dita e Shën Nikollës. Sipas traditës austriake, në këtë ditë zbukurohet pema e Krishtlindjes dhe poshtë saj vendosen dhuratat e gatshme dhe të mbështjella të Krishtlindjeve.


Ekspozita “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” do të qëndrojë në Muzeun Etnografik në Burgas deri në mars të vitit 2024. Në javët në vijim ajo do të shoqërohet nga një treg austriak i Krishtlindjeve, ku mund të provoni një gotë Glühwein aromatike – verë të gatuar në shtëpi për Krishtlindje me kanellë dhe karafil, dhe bukë tradicionale austriake me fruta të thata.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazetaria tradicionale në vendin tonë nuk ka audiencë rinore

Sipas hulumtimit të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2023 mbi 88% e familjeve në Bullgari kanë akses të vazhdueshëm në internet. Shumica e përdoruesve përdorin në mënyrë aktive rrjetin online çdo ditë, ndërsa mbi 95% e tyre janë gjithashtu..

botuar më 24-05-20 7.30.PD

Tregu emblematik i mbuluar i Sofjes së shpejti do të jetë sërish i hapur për vizitorët

Riparimi i shumëpritur në shkallë të gjerë dhe restaurimi i pamjes dhe funksioneve origjinale të ndërtesës të njohur si " Halite "  në Sofje tani ka përfunduar. Vizitorët e parë do të mund të hyjnë dhe të blejnë atje më 23 maj. Kjo u raportua për..

botuar më 24-05-19 8.20.PD

Një kopje e "Thesarit të Artë të Panagjurishte" është ekspozuar në Burgas

Në Muzeun Arkeologjik në Burgas (Blvd. "Aleko Bogoridi" 21) u hap ekspozita "Thesari i Artë i Panagjurishtes". Kopja muzeale e thesarit më të famshëm bullgar është kthyer së fundmi nga një vizitë në Dubai dhe tani është e ekspozuar në sallën "Tresor" të..

botuar më 24-05-19 7.10.PD