Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë vendit dërgojnë gjithnjë e më shumë para në vendin tonë

Bullgaria tërheq punëtorë nga vende të treta

Foto: Pixabay

Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Natalija Gançovska. Në të njëjtën kohë, shumë para na vijnë edhe cash.

Çdo ditë në vendin tonë hyjnë 4 170 000 euro nga emigrantët për të mbështetur të afërmit e tyre. “Nëse krahasojmë vitin 2023 me 2022, kemi një rritje mbi 20%,” deklaroi për BNR, Ilijan Naskov, drejtor ekzekutiv i një kompanie financiare për transferimin e parave. Gjermania është lider. Nga aty bashkatdhetarët na kanë dërguar rreth 230 milionë. Nga SHBA - 209 milionë, nga Spanja - 114 milionë, nga Anglia - 109 milionë, nga Greqia 71 milionë. Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit ndikon edhe në shumat që dërgojnë bashkëqytetarët nga jashtë.

Në të njëjtën kohë, në Bullgari ka një rritje të standardit të jetesës dhe gjithnjë e më shumë qytetarë të vendeve të treta vendosen dhe fillojnë të punojnë në vendin tonë. Kryesisht këta janë ndihmës shtëpiak dhe persona të punësuar në ndërtim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD