Drejtoria kryesore "Policia Kufitare" ka kryer një operacion në territorin e Sofjes dhe Pernikut në gjurmët e një kanali të trafikut të emigrantëve nga kufiri turk deri në atë rumun. Veprimtaria kriminale e grupit filloi pas forcimit të kontrollit kufitar në kufirin bullgaro-serb, njofton MPB. “Policia Kufitare” filloi punën për rastin pasi në rajonin e Silistrës u zbuluan disa tentativa për të transferuar emigrantë të paligjshëm përtej kufirit me Rumaninë. Një pjesë e të arrestuarve kanë rekrutuar emigrantë kryesisht në kryeqytet, të cilët kanë hyrë në Bullgari në periudhat e mëparshme dhe janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore për Refugjatët.
Gjashtë persona janë ndaluar. Gjithashtu janë sekuestruar automjetet e përdorura për transportin e emigrantëve.
Gjatë natës në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të vijojnë të zhvillohen vranësira dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Nga mëngjesi reshjet do të dobësohen dhe do të ndalen. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore...
Ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, veçoi si prioritet kryesor përshpejtimin e modernizimit të forcave tona të armatosura. “Ministria e Mbrojtjes vazhdon të përqendrojë përpjekjet e saj në realizimin e projekteve për riarmatimin..
Sipas planit të miratuar nga qeveria e përkohhsme, Spitali Kombëtar i Fëmijëve do të jetë gati në maj të vitit 2028 – nëntë muaj më herët se synimet fillestare, njoftoi ministrja në detyrë e financave, Ljudmilla Petkova. 100 milionë leva janë..
Treni legjendar “Orient Ekspres”, i cili lëviz në linjën Paris-Stamboll, mbërrin sot në Stacionin Qendror Hekurudhor në qytetin e Ruses pranë lumit..
Vazhdon tendenca drejt ndryshimit të rendit botëror, mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe favorizimit të imponimit të forcës ushtarake si..
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në shumë vende në Bullgarinë..