Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Paris u prezantua muzikë popullore dhe muzikë kishtare-sllave bullgare

Para audiencës franceze dhe bullgare u realizuan dy koncerte nga Kori Popullor Akademik, i drejtuar nga Prof. Kostadin Buraxhiev

Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev, i mbushën sallat dhe shkaktuan duartrokitje të gjata.

Dy koncertet në Paris, të cilat u mbajtën disa ditë më parë, u organizuan me rastin e festës sonë kombëtare, 3 marsit, nga dy shoqata për shkëmbim kulturor bullgaro-francez - Art Gallery Constantin, udhëhequr nga mjekët bullgar Dr. Konstantin Nikollov dhe bashkëshortja e tij Dr. Elena Radeva-Nikollova, dhe shoqata Artavenir, me drejtoreshë Jordanka Kostadinova.

Koncerti "Misteret nga kohët e largëta" në kishën "Shën Elisaveta e Hungarisë" në kryeqytetin francez prezantoi pesëmbëdhjetë vepra të muzikës kishtare-sllave të kompozitorëve bullgarë dhe rusë.

Eventi i dytë, i titulluar "Këngët e Orfeut", u mbajt në Kishën Amerikane në qytet pikërisht në Ditën Kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Në këtë koncert u interpretuan vepra folklorike të autorëve bullgarë, si Ivan Vëlev, Krasimir Kjurkçijski, Ivan Spasov e të tjerë.
Kohët e fundit, Kori Popullor Akademik festoi 50 vjetorin e krijimit dhe tani ka një arsye tjetër për të festuar - 20 vjet nën udhëheqjen e prof. Kostadin Buraxhiev, me të cilin fituan një sërë çmimesh në Bullgari dhe në mbarë botën.

Një shembull i mrekullueshëm i mjeshtërisë së Korit Popullor Akademik, është një nga regjistrimet e tij të fundit në studio nën drejtimin e Kostadin Buraxhiev - kënga popullore "Mbeti Llalica" me aranzhim të Kirill Stefanov, soliste - Janica Stamenova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria e përbashkët dhe një këngë e re në një takim të duetit SHIK me publikun e Sofjes

Dueti SHIK ka një vend të rezervuar në zemrat e adhuruesve të muzikës së bukur me këngët e tyre melodike, shumë prej të cilave janë kthyer në hite. Autori i tyre është Krasimir Gjullmezov - një kompozitor, aranzhues, instrumentist dhe këngëtar i..

botuar më 24-03-26 8.15.PD

Koncerti tradicional pranveror i Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare

Edhe këtë vit, Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) mirëpret pranverën me koncertin e tij tradicional kushtuar kësaj stine. Më 24 mars, të dielën, në sallën "Bëllgaria" koristët do të interpretojnë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe..

botuar më 24-03-22 7.25.PD
Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

"Nga këtu deri në përjetësi" me Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

“Nga këtu deri në përjetësi” do të na çojnë këngëtarja Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski – pianist, kompozitor dhe aranzhues. Kjo do të ndodhë me ndihmën e Big Band-it të BNR-së me dirigjent Antoni Donçev në një koncert më 21 mars, në orën..

botuar më 24-03-21 6.15.PD