Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Paris u prezantua muzikë popullore dhe muzikë kishtare-sllave bullgare

Para audiencës franceze dhe bullgare u realizuan dy koncerte nga Kori Popullor Akademik, i drejtuar nga Prof. Kostadin Buraxhiev

Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev, i mbushën sallat dhe shkaktuan duartrokitje të gjata.

Dy koncertet në Paris, të cilat u mbajtën disa ditë më parë, u organizuan me rastin e festës sonë kombëtare, 3 marsit, nga dy shoqata për shkëmbim kulturor bullgaro-francez - Art Gallery Constantin, udhëhequr nga mjekët bullgar Dr. Konstantin Nikollov dhe bashkëshortja e tij Dr. Elena Radeva-Nikollova, dhe shoqata Artavenir, me drejtoreshë Jordanka Kostadinova.

Koncerti "Misteret nga kohët e largëta" në kishën "Shën Elisaveta e Hungarisë" në kryeqytetin francez prezantoi pesëmbëdhjetë vepra të muzikës kishtare-sllave të kompozitorëve bullgarë dhe rusë.

Eventi i dytë, i titulluar "Këngët e Orfeut", u mbajt në Kishën Amerikane në qytet pikërisht në Ditën Kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Në këtë koncert u interpretuan vepra folklorike të autorëve bullgarë, si Ivan Vëlev, Krasimir Kjurkçijski, Ivan Spasov e të tjerë.
Kohët e fundit, Kori Popullor Akademik festoi 50 vjetorin e krijimit dhe tani ka një arsye tjetër për të festuar - 20 vjet nën udhëheqjen e prof. Kostadin Buraxhiev, me të cilin fituan një sërë çmimesh në Bullgari dhe në mbarë botën.

Një shembull i mrekullueshëm i mjeshtërisë së Korit Popullor Akademik, është një nga regjistrimet e tij të fundit në studio nën drejtimin e Kostadin Buraxhiev - kënga popullore "Mbeti Llalica" me aranzhim të Kirill Stefanov, soliste - Janica Stamenova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD

Mbi 1 000 interpretues të folklorit të Stranxhës këndojnë në konkursin "Me këngët e Zllatka Stavrevës"

Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në..

botuar më 24-04-13 9.05.PD
Borisllav Sllavov

Një kompozitor bullgar me çmimin për "Muzikën më të mirë" BAFTA

Kompozitori bullgar Borisllav Sllavov fitoi çmimin prestigjioz për "Muzikën më të mirë" në edicionin e 20-të të sivjetshëm të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit BAFTA GAMES AWARDS, njoftoi BNR "Horizont". Sllavov mori njohjen si..

botuar më 24-04-12 4.08.MD