Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në turneun e gjimnastikës ritmike të Grand Prix në qytetin spanjoll Marbella. Vendin e dytë e fitoi Tahmina Ikromova nga Uzbekistani, ndërsa vendin e tretë kampionia e botës Darja Varfolomeev nga Gjermania.
Gjimnastja tjetër bullgare, Eva Brezalieva, e nisi shkëlqyeshëm garën, por në kombinimin e fundit me fjongo bëri gabime të rënda, që i dhanë vendin e shtatë.
Futbollisti më i suksesshëm bullgar Hristo Stoiçkov ishte në pallatin e sportit “Elena Benitez” në San Pedro Alcantara ku u mbajt gara dhe takoi gjimnastet tona për t’i uruar suksese.
Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..
Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..
Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..
Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar...