Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Foto: BTA

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Programin Bërthamor për Qëllimet Civile të Bullgarisë. Ndaj vendimit reagoi ashpër opozita “Vëzrazhdane” dhe BSP. BSP-ja e cilësoi si servitut dhe shkelje të të gjitha parimeve në BE.

Për momentin në vendin e centralit tonë të vetëm bërthamor “Kozlloduj” funksionojnë dy reaktorë me teknologji ruse. Në dhjetor 2022, Westinghouse nënshkroi një kontratë 10-vjeçare për furnizimin e karburantit të freskët bërthamor nga uzina e kompanisë në Västerös, Suedi, për një nga njësitë, dhe dërgesat do të fillojnë pas një muaji.

Me vendime të Kuvendit Popullor të janarit dhe dhjetorit 2023, ministri i energjetikës u detyrua të ndërmarrë të gjitha veprimet për të marrë një vendim pozitiv për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor me teknologjinë Westinghouse AR1000.

Në një intervistë për BNT, shefi i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Valentin Nikollov, tha se njësitë e reja të uzinës - Nr. 7 dhe Nr. 8, do të kushtojnë më pak se 30 miliardë leva (15 miliardë euro), nga të cilat 20 për qind do të jetë vetë-kontribut , pjesa tjetër - nga kreditë.

Pritet Westinghouse të shpallë çmimin e tij në fund të këtij muaji. Blloku 7 duhet të jetë funksional në vitin 2034, dhe 2-3 vjet më vonë - blloku 8. Deri më tani, asnjë bllok nuk është ndërtuar në Evropë duke përdorur teknologjinë AR1000.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja ka pagën mesatare më të lartë në vend - 2900 leva /1482.75 euro/

Paga mesatare në Bullgari në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arriti në 2123 leva /1085.47 euro/. Rritja me bazë vjetore është 13%, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Paga mesatare në Sofje është më e larta -..

botuar më 24-03-07 2.52.MD

Vera nga Brestovica në kontekstin e tregtisë bullgare dhe botërore në sektor

Sipas të dhënave të fundit, kërkesa për verë po rritet me ritme të përshpejtuara në tregjet botërore. Si arsye përmendet preferenca e klientëve për pijet e qëndrueshme dhe ekologjike. Ndërsa në sektorin e verërave, vërehet gjithashtu një trend i ri – për..

botuar më 24-03-06 7.15.PD
Veselin Mitov

Mbyllja e termocentraleve do të lërë pa punë 120 000 persona

120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët..

botuar më 24-03-05 10.34.PD