Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Foto: BTA

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Programin Bërthamor për Qëllimet Civile të Bullgarisë. Ndaj vendimit reagoi ashpër opozita “Vëzrazhdane” dhe BSP. BSP-ja e cilësoi si servitut dhe shkelje të të gjitha parimeve në BE.

Për momentin në vendin e centralit tonë të vetëm bërthamor “Kozlloduj” funksionojnë dy reaktorë me teknologji ruse. Në dhjetor 2022, Westinghouse nënshkroi një kontratë 10-vjeçare për furnizimin e karburantit të freskët bërthamor nga uzina e kompanisë në Västerös, Suedi, për një nga njësitë, dhe dërgesat do të fillojnë pas një muaji.

Me vendime të Kuvendit Popullor të janarit dhe dhjetorit 2023, ministri i energjetikës u detyrua të ndërmarrë të gjitha veprimet për të marrë një vendim pozitiv për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor me teknologjinë Westinghouse AR1000.

Në një intervistë për BNT, shefi i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Valentin Nikollov, tha se njësitë e reja të uzinës - Nr. 7 dhe Nr. 8, do të kushtojnë më pak se 30 miliardë leva (15 miliardë euro), nga të cilat 20 për qind do të jetë vetë-kontribut , pjesa tjetër - nga kreditë.

Pritet Westinghouse të shpallë çmimin e tij në fund të këtij muaji. Blloku 7 duhet të jetë funksional në vitin 2034, dhe 2-3 vjet më vonë - blloku 8. Deri më tani, asnjë bllok nuk është ndërtuar në Evropë duke përdorur teknologjinë AR1000.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anna Mihneva-Natova

Bullgaria është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të biçikletave

Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..

botuar më 24-04-05 3.36.MD
Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD