Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Sezoni i motoçikletistëve 2024 do të hapet zyrtarisht sot, 6 prill, në orën 10:00 në sheshin “Princi Aleksandër I Batenberg” në qendër të Sofjes. Nga aty kortezhi i motoçiklistëve do të shkojë në rezidencën “Bojana” rrëzë malit të Vitoshës, ku do të..
Nurgyul Salimova është e vetmja që përfaqëson Bullgarinë në Turneun Botëror të Shahut që fillon sot në Toronto, pasi u kualifikua atje me një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës vitin e kaluar, kur arriti në finale, por pas një beteje dramatike..
Tenisti më i suksesshëm bullgar Grigor Dimitrov u tërhoq në finalen e turneut Masters 1000 në Miami të Floridas. Pas 73 minutash lojë, bullgari i renditur Nr. 11 humbi në Hard Rock Stadium nga i dyti Jannick Sinner nga Italia 3:6, 1:6. Kështu, 32-vjeçari..
Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar...