Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 majin

Temperaturat minimale të enjten në vend do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në pjesën perëndimore priten reshje më të konsiderueshme. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të pësojnë ulje dhe..

botuar më 24-05-08 7.40.MD

Autoritetet tatimore nisin inventarizimin fizik të stoqeve në “Lukoil”

Agjencia Shtetërore e të Ardhurave dhe Agjencia “Dogana” nisin inventarizimin fizik të stoqeve në “Lukoil” - Bullgari. Këtë e njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Ministrave. Në një mbledhje..

botuar më 24-05-08 3.43.MD

Ambicia e qeverisë teknike është të aplikojë euron në vitin 2025

Në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se detyra kryesore e qeverisë në krye me të është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por në..

botuar më 24-05-08 3.28.MD