Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse instrumenti i tij - kitara - është shumë i njohur dhe ekziston pothuajse në të gjitha kulturat në një formë ose në një tjetër, Angell Demirev e kërkon pikënisjen e kërkimeve të tij në fëmijërinë.
Ai ndan me mirënjohje dhe dashuri që nga babai dhe vëllai i tij mësoi trajtimin e instrumentit dhe mënyrat e të luajturit që kufizohen rreptësishtë në zonat tona gjeografike, madje edhe më në lindje, dhe nuk janë shumë të njohura për botën perëndimore. Ai i kombinoi këto aftësi me arsimin e marrë në shkollën e muzikës në qytetin Stara Zagora, ku studioi kitarën klasike. Aty u njoh me muzikën klasike që nga koha paraklasike e deri në ditët e sotme. Më pas, si çdo adoleshent, filloi të luajë kitarën elektrike, e cila e preokuponte me impulset e saj novatore.
Të gjitha këto akumulime i kthejnë koncertet e tij në ngjarje të pritura me padurim nga njohës të muzikës origjinale bashkëkohore cilësore përtej kufijve dhe vijave ndarëse. Një nga këto koncerte do të mbahet më 18 prill në Studion e Parë të BNR-Plovdiv, ku Angell Demirev do të prezantohet me treshen e tij akustike. Pranë tij në skenë do të jenë Petër Milanov - gjithashtu në kitarë akustike dhe Hristo Minçev në kontrabas.
Ju ofrojmë paraprakisht ekzekutimin e tyre të këngës “Je i bukur, pylli im”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/p/Angel-Demirev
Borisllav /Bobi/ Ivançev është një muzikant i ndikuar shumë nga magjia e radios. Ai është i njohur si pjesë e duetit “Avenue”, dhe kënga e tij e parë autoriale “Të gdhendur” tashmë po “udhëton” me sukses në valët e radios. “Kjo këngë është një..
Shpeshherë, kur flasim për Bullgarinë, përvijohet vija ndarëse midis "para" dhe "tani" - në aspektin politik, social dhe historik. Por ajo në të cilën vendi ynë është pa dyshim i pranishëm pa ndarje dhe pa periudha është historia botërore e..
25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës. "Njëqind vjet" dhe grupi në zë D2 Grupi u..
Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e..