Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas rasteve të para të koronavirusit në Bullgari

Çfarë duhet të dimë që të ruhemi?

Foto: EPA/BGNES

Pasi u ripohuan rastet e para të COVID-19 në Bullgari qeveria e vendit në koordinim me Shtabin Operativ Kombëtar miratoi masa suplementare për kufizimin e përhapjes së tij.

Ju ofrojmë kufizimet kryesore në Bullgari dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore sa i përket COVID-19:

Kufizimet e përkohshme:

·Anulohen të gjitha aktivitetet kulturore në hapësirat e mbyllura në tërë vendin.

·Aktivitetet sportive zhvillohen pa publik.

·Anulohen aktivitetet publike me pjesëmarrjen e fëmijëve, përfshi këtu udhëtimet, ekskursionet, vizitat në objekte të ndryshme jashtë shkollave.

·Shtyhen garat dhe olimpiadat e planifikuara shkollore.

·Në rajonet e prekura nga koronavirusi është ndërprerë tërë procesi mësimor në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve, si dhe në të gjitha shkollat.

·Nuk rekomandohen vizitat në institucionet e specializuara sociale.

Dispozitat speciale:

·Inspektoratet regjionale të shëndetësisë bashkë me spitalet në vend dhe institucionet e tjera shëndetësore duhet të sigurojnë rezervë prej shtretërve dhe të organizojnë punën e personelit mjekësor.

·Në kopshtet e fëmijëve jashtë rajoneve të prekura është i detyrueshëm kontrolli mjekësor në hyrje.

·Ndalohet përkohësisht eksporti i materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

·Ministria e Punëve të Brendshme do të kontrollojë që të mos ketë praktika jokorrekte lidhur me pajisjet mjekësore dhe ato personale mbrojtëse.

Rekomandime në rast se udhëtoni ose qëndroni ne shtetet ku ka koronavirus:

·Lani duart shpesh!

Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektojini ato me alkool para se të hani, pas tualetit ose pasi keni pasur kontakt me kafshë.

·Ruani distancën me personat e tjerë.

Mbani të paktën 1 metër  distancë midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtin.

·Shmangni vende ku grumbullohen shumë njerëz, ose aktivitete publike.

·Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, sidomos pasi keni prekur me duar sipërfaqe, sende etj.

·Praktikoni higjienën e frymëmarrjes! Mbuloni gojën dhe hundën me bërryl kur kolliteni ose teshtini. Pastaj hidhni menjëherë letrën e përdorur.

·Nëse keni temperaturë të lartë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor herët.

·Po të keni udhëtuar në rajone dhe shtete me COVID-19 para se ta vizitoni mjekun telefonojeni dhe informojeni për kohën e qëndrimit dhe për kontaktet që keni pasur atje.

·Përdorni maskëe cila ta mbulojë gojën dhe hundën tuaj. Pasi e vendosni në fytyrë mos e prekni, ndërsa pas përdorimit të saj hidheni dhe lani menjëherë duart tuaj!

·Në rajonet me koronavirusshmangni përdorimin e transportit urban dhe kontaktin me njerëzit e tjerë.

·Në rast se simptomat e infeksionit respirator shfaqen duke fluturuar në aeroplan informojeni menjëherë ekuipazhin e aeroplanit.

Për çështjet e koronavirusit “COVID-19” dhe përhapjen e tij Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Bullgarisë ka hapur një linjë “të nxehtë” telefonike: +359 2 807 87 57.

Po të keni nevojë për ndihmë në Bullgari telefononi në 112-ën.

Informacioni për koronavirusin është publikuar në të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian – në një seksion të posaçëm në faqen e Komisionit Evropian: - në anglisht: https://bit.ly/2PYKzcq; në spanjisht https://bit.ly/3cKLMxt; në gjermanisht https://bit.ly/2VSSHyN; në greqisht https://bit.ly/2TVcpaG; në frëngjisht https://bit.ly/2PTinaL; në kroatisht https://bit.ly/2vPgjcZ.

Në ndihmë të shtetasve bullgarë që udhëtojnë jashtë shtetit çdo ditë publikohet informacion aktual nga Qendra Urgjente e Ministrisë së Punëve të Jashtme në https://www.mfa.bg/bg/situationcenter.

Gjithçka më të rëndësishme për “COVID-19 në bullgarisht mund të ndiqni në seksionin tonë special në ueb sajtin e Radios Kombëtare Bullgare: https://bit.ly/2TRHCeA.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD