Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzit e konfirmuar me COVID-19 në Bullgari tashmë janë 313

| rinovuar më 20-03-28 12.05.MD
Foto: www.pixabay.com

Numri i përbashkët i njerëzve të infektuar me koronavirus aktualisht është 313. Këtë e njoftoi shefi i Shtabit operativ për kundërvënien e COVID-19 prof. Vencisllav Mutafçijski. Ratstet e reja për 24 orët e fundit janë 37. Njerëzit e prekur nga virusi i ri në kryeqytetin e Sofjes janë 200.

Aktualisht në spitale nuk ka fëmijë me sëmundjen e re, por më shqetësuese është gjendja e pacientëve të moshuar. Të shëruarit janë 9. Rreth 7 400 janë shtretërit e përgatitur në vend për pacientë me COVID-19.

Me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev personat e konfirmuar me koronavirus i nënshtrohen detyrimisht karantinës për 28 ditë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD