Numri i përbashkët i njerëzve të infektuar me koronavirus aktualisht është 313. Këtë e njoftoi shefi i Shtabit operativ për kundërvënien e COVID-19 prof. Vencisllav Mutafçijski. Ratstet e reja për 24 orët e fundit janë 37. Njerëzit e prekur nga virusi i ri në kryeqytetin e Sofjes janë 200.
Aktualisht në spitale nuk ka fëmijë me sëmundjen e re, por më shqetësuese është gjendja e pacientëve të moshuar. Të shëruarit janë 9. Rreth 7 400 janë shtretërit e përgatitur në vend për pacientë me COVID-19.
Me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev personat e konfirmuar me koronavirus i nënshtrohen detyrimisht karantinës për 28 ditë.
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..