Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar – “ushtarët” humanë në shërbim të shoqërisë

Foto: BGNES

Vullnetarizmi është fuqia më e madhe e organizatës sonë”, deklaroi Kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar akad. Hristo Grigorov. “Pavarësisht nga karantina aktualisht ne ushqejmë 320 000 bullgarë me mjetet e një programi evropian. Kjo ndodh nëpërmjet 300 qendrave ku 9 mijë vullnetarë vazhdimisht punojnë dhe furnizojnë me ushqim nevojtarët – njerëzit e sëmurë dhe me çrregullime. Le të japim si shembull shoferët në kufirin bullgaro-turk – dhjetëra vullnetarë të Kryqit të Kuq Bullgar u shpërndanin ushqim këtyre njerëzve, të cilët në këtë moment ishin në një gjendje të rëndë” – shpjegoi kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar para agjencisë “Fokus” dhe u bëri thirrje njerëzve për të qenë jo vetëm vullnetarë, por edhe të marrin pjesë në fushata bamirëse për grumbullim mjetesh dhe të dhurojnë gjak.  


Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme më 13 mars në Bullgari vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar u ngarkuan me akoma një detyrë – të furnizojnë me ushqim njerëzit e vetmuar të moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara në rajonet e ndryshme të vendit.Nevojtarët njoftojnë në telefon produktet dhe ilaçet për të cilat kanë nevojë. Pas kësaj vullnetarët i blejnë dhe i transportojnë në shtëpitë e njerëzve. Qindra bullgarë shpresojnë tek vullnetarët që të mbijetojnë në këtë moment të vështirë. Kështu është edhe në Shumen, ku ka rreth 60 vullnetarë, të cilët kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të vizituar çdo ditë nevojtarët në shtëpitë e tyre.  

Dy prej vullnetarëve më të rinj të Kryqit të Kuq Bullgar janë Cvetan Gerasimov dhe Betina Bellçeva.

Unë jam vullnetare e Kryqit të Kuq Bullgar që nga mosha 14 vjeçe, domethënë tashmë 4 vjet. Mendoj se çdonjëri në një moment ka nevojë për ndihmë, në këtë moment ka dhe një njeri tjetër, i cili me siguri mund ta ndihmojë. Çdo një prej nesh mund të bëjë diçka të mirë, në qoftë se e dëshiron.

Vullnetarizmi është lidhur edhe me caktimin e prioriteteve. Në vend të parë është arsimi. Prandaj Betina dhe Cvetan shkojnë në selinë e Kryqit të Kuq Bullgar pasi i kanë mbaruar mësimet.

Ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin dhe jo të presim ndihmë nga shteti – është kategorik Cvetan Gerasimov – 18 vjeçar nga Shumeni. Ky ishte motivacioni im personal për të ndihmuar, sepse gjendja është e rëndë, jo vetëm për çdo një prej nesh, por edhe për shtetin.Njerëzit duhet të mbeten në shtëpi dhe ne duhet t’i ndihmojmë, duke kufizuar maksimalisht daljen e tyre jashtë shtëpisë.Në momente të tilla duhet të jemi unikë. Siguria jonë është në vend të parë, që të mund t’i vizitojmë njerëzit. Na japin çdo ditë maska doreza dhe shenjat dalluese të Kryqit të Kuq Bullgar.”

Përpiloi: Gergana Mançeva (sipas informacionit të Radio Shumenit, BNR)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD