Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov mori pjesë online në një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s. Në takim, i cili u ishte kushtuar masave për përballimin e krizës së Covid-19, Karakaçanov shprehu bindje se koordinimi dhe bashkëpunimi i forcuar mes NATO-s dhe BE-së do të kontribuojë për kapërcimin e krizave të tjera eventuale me karakter të tillë. Ai ripohoi angazhimet e Bullgarisë lidhur me pjesëmarrjen e saj të ardhshme në misione dhe operacione të NATO-s.
Presidenti Rumen Radev më 25 dhe 26 maj është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të presidentit Tamash Shujok. Gjatë vizitës, të dy do të inaugurojnë Qendrën Kulturore dhe Arsimore Bullgare në Budapest, e ndërtuar me mbështetjen e të dy..
Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е..
Presidenti Rumen Radev më 25 dhe 26 maj është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të presidentit Tamash Shujok. Gjatë vizitës, të dy do të..