Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja e njohur bullgare e operës Aleksandrina Pendaçanska për dritën në shpirtrat tona

Foto: arkiv personal

Këngëtarja jonë e njohur e operës Aleksandrina Pendaçanska që prej vitesh gëzon famë botërore. Kritikët muzikorë në botë nuk i kursejnë komplimentet e veta për interpretimet e saj të mrekullueshme. Aleksandrina banon bashkë me familjen e saj kryesisht në Paris, por gjithmonë ka thënë se nuk mund ta përfytyrojë jetën e vet pa “ajrin e Sofjes” dhe vendet e saj të dashura në Bullgari. Zakonisht arrin të gjejë kohë, megjithë angazhimet e saj të shumta, që ta vizitojë qytetin e lindjes dhe të takohet me të afërmit dhe miqtë. Kështu ajo e priti krizën e tanishme në shtëpinë e saj në Sofje: “Erdha në Bullgari për disa ditë, por mu atëherë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, anuluan të gjitha shfaqjet e mia dhe unë mbeta në shtëpi. Në fakt jam e lumtur...”

“Jeta jonë ndryshoi rrënjësisht dhe kuptuam se sa mirë mund të jetojmë me shumë pak gjëra. Për mua ky është një ndryshim shumë i bukur, një qetësim dhe rikthim në botën tonë të brendshme, tek vetevtetja, në shtëpinë tonë, tek njerëzit e dashur – thotë këngëtarja. – Ky është një rikthim edhe në kuptimin e tërthortë. Mendoj se e gjithë kjo nuk është e rastit dhe është mirë për zhvillimin e njerëzimit, sepse pas çdo krize ka rritje. Ky hap është i domosdoshëm, që të mund t’i japim një kuptim të ri rrugës sonë.Kjo që desha të kuptojmë në këtë moment është lidhja midis nesh në këtë planet, sa të varur jemi njëri me tjetrin dhe se sa e domosdoshme është që ta lejojmë dritën për të hyrë në shpirtrat tona dhe ta ndriçojë tërë botën, sepse drita e një njeriu do t’u sjellë dritë të gjithëve.Duhet tëkuptojmë një fakt të thjeshtë –se të gjithë ne, nga princat e kryeministrat e gjer tek të pastrehët jemi njerëz të zakonshëm, të cilët vuajnë nga sëmundje të njëjta, kanë gëzime të njëjta dhe frika të njëjta. Në të njëjtën kohë ne jemi një tërësi, e cila mund të luftojë probleme më të ndryshmedhe drita është ajo që mund të na ndihmojë.U urojë të gjithëve që “ky kthim në shtëpi” të jetë i plotëvlefshëm!Le ta përdorim këtë kohë në mënyrën sa më të mirë, të arrijmë në këndet më të thella të shpirtrave tona, t’i përqafojmë me dashuri të afërmit tanë. Në qoftë se çdonjëri prej nesh jep kontributin e vet, të gjithë do të jemi mirë. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë me gëzim dhe mirënjohje, sepse nuk e kemi rastësisht!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ellzhana Popova: "Në kinemanë italiane ekziston ende një imazh klishe i grave të Evropës Lindore"

Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...

botuar më 24-01-22 7.25.PD

Haki Kan – djali që e kapërceu fatin me mirësi

“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali. "Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali...

botuar më 24-01-09 7.30.PD

Stefan Borgoxhijski nga Roma: Përmes gajdeve lidh dy anët e mia – atë bullgare dhe atë italiane

Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..

botuar më 24-01-04 7.15.PD