Njerëzit në moshë mbi 60 vjeç detyrimisht do të hyjnë në spital në se janë të infektuar me Covid-19, pavarësisht nga gjendja e tyre. Këtë e vendosi ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Do të hospitalizohen edhe të infektuarit me sëmundje kronike, me sistem të dëmtuar imun dhe me frymëmarrje të vështirësuar. Pas daljes nga spitali për këta njerëz është e detyrueshme karantina 28 ditore.
Të gjithë me infeksion të konfirmuar mbeten në izolim shtëpiak 28 ditë, edhe të mos kanë simptoma. Vizitat në shtëpi nuk janë të lejuara në kohën e izolimit, njerëzit që kanë qenë në kontakt të afërt me të infektuarit gjithashtu janë të detyruar të mbeten në izolim 14 ditor në shtëpi.
Personat e kontaktit janë:
- Ata që bashkëjetojnë me të infektuarin ose kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë fizik me të;
- Ata që kanë pasur kontakt të pambrojtur me sekrecione infektive;
- Secili që ka qëndruar më se 15 minuta në një dhomë të mbyllur me individ të infektuar në distancë të paktën 2 metra;
- Udhëtarët e aeroplanit të cilët kanë qenë në distancë deri në dy vende nga të infektuarit.
Nën karantinë 14 ditore vihen të gjithë individët të cilët hyjnë në territorin e Bullgarisë. Mbetet regjimi i deritanishëm që shoferët e kamionëve të rëndë dhe të autobusëve të cilët kalojnë transit përmes Bullgarisë të mos mbeten nën karantinë.
Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me burg deri në 5 vjet dhe gjobë deri në 25 mijë euro.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..
Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..
Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989, Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..