Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri ditë me radhë të shëruarit nga Covit-19 janë më shumë se të infektuarit

Anëtarët e Shtabit Operativ Kombëtar
Foto: BGNES

Rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Bullgari për 24 orët e fundit janë 39 prej 1912 mostrave të analizuara. Në spitale po ndodhen 15 prej tyre. 14 janë të infektuarit e rinj në Sofje, 10 në Pazarxhik, 5 në Jamboll, 3  në Vidin,  nga 2 në Bllagoevgrad dhe Razgrad dhe nga 1 në Veliko Tërnovo, Kjustendill dhe Lloveç. Këtë e bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar.

Me këtë numri i përbashkët i rasteve të konfirmuara shkon në 2331. Ndër personelit mjekësor ka 2 raste të reja dhe me to numri i nëpunësve mjekësorë të prekur nga sëmundja shkon në 248.

Të vdekurit me diagnozë Covid-19 janë 120 veta, 287 po ndodhen në spitale, 31 janë në reparte të mjekimit intensiv.

43 janë të shëruarit për 24 orët e fundit dhe tashmë tri ditë me radhë numri i të shëruarve tejkalon atë të të infektuarve. Numri i përbashkët i të shëruarve është 727 veta, apo 31% prej të gjithë të prekurve në vend. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD