Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita 75

Foto: arkiv

Do të studiojnë tipin gjenetik të Covid-19 në Bullgari

Në Bullgari do të fillojë studimi i tipit gjenetik të Covid-19, bëri të ditur prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Ngjitëse dhe Parazitare. Ai sqaroi se kjo do të japë më shumë informacion për zhvillimin e sëmundjes shkaktuar nga shtame të ndryshme. Zhvillimi i ndryshëm i sëmundjes, mundësitë e ndryshme të infektimit, janë shumë të rëndësishme për masat që ndërmerren në shtetet e veçanta. Kjo do të shpjegojë edhe numrin e vogël të të sëmurëve në vendin tonë, vuri në duke prof. Kantarxhiev. Biologët bullgarë do të studiojnë 48 shtame nga 48 pacientë.

Falja e Namazit të Bajramit në vend të hapur

Në takim me Kryemyftiun Mustafa Haxhi Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti të gjithë myslimanët në vigjiljen e festës së Bajramit të Ramazanit. Theksi i bisedimeve ishin masat kundër epidemisë në kushtet e pandemisë së Covid-19. Ishte komentuar se falja e Namazit të Bajramit do të zhvillohet duke respektuar kushtet e distancës fizike prej një metër e gjysmë, mbajtjes së maskave dhe zhvillimit të namazit në vede të hapura – para xhamive.

Tri ditë me radhë të shëruarit nga Covit-19 janë më shumë se të infektuarit

Rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Bullgari për 24 orët e fundit janë 39 prej 1912 mostrave të analizuara. Në spitale po ndodhen 15 prej tyre. 14 janë të infektuarit e rinj në Sofje, 10 në Pazarxhik, 5 në Jamboll, 3  në Vidin,  nga 2 në Bllagoevgrad dhe Razgrad dhe nga 1 në Veliko Tërnovo, Kjustendill dhe Lloveç. Këtë e bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Me këtë numri i përbashkët i rasteve të konfirmuara shkon në 2331. Ndër personelit mjekësor ka 2 raste të reja dhe me to numri i nëpunësve mjekësorë të prekur nga sëmundja shkon në 248. Të vdekurit me diagnozë Covid-19 janë 120 veta, 287 po ndodhen në spitale, 31 janë në reparte të mjekimit intensiv. 43 janë të shëruarit për 24 orët e fundit dhe tashmë tri ditë me radhë numri i të shëruarve tejkalon atë të të infektuarve. Numri i përbashkët i të shëruarve është 727 veta, apo 31% prej të gjithë të prekurve në vend.

Gjithnjë ka mundësi të ketë valë të dytë të Covid-19

“Nuk duhet të qetësohemi se piku i infektimit kaloi dhe tani jemi në një rrafshnaltë madje duke zbritur, sepse ka mundësi të ketë valë të dytë të koronavirusit. Duhet të mbetemi të disiplinuar dhe të përgjegjshëm ndaj shëndetit tonë dhe atij të njerëzve përreth.” Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare profesor Genço Naçev – kardiolog dhe drejtor i Spitalit “Shën Ekaterina”. Ai shtoi se është kundër panikut, por është edhe kundër mospërfilljes së rreziqeve dhe sjelljes së papërgjegjshme.

Mjekë insistojnë që Arka Shëndetësore të paguan PCR testet në se ka dyshim për Covid-19

Aktualisht testet PSR realizohen vetëm me lejen e mjekëve nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor. Sipas mjekëve kjo vështirëson pacientët sidomos me tablo të qartë klinike të Covid-19. Bashkimi i spitaleve bashkiake dhe të rrethit gjithashtu insistojnë që shteti të paguan testet për të gjithë pacientët. Ideja është që të reagohet në mënyrë më adekuate kur ka pacientë me Covid-19, sepse në provincë testimi është i vështirësuar.

Kryeministri pret që stina e re turistike të startojë më 1 qershor

Ka të ngjarë që stina e re turistike në Bullgari të fillojë më 1 qershor, tha Kryeministri Bojko Borisov në një takim me biznesin turistik. Borisovi sqaroi se praktikisht gjithçka në vend tashmë punon, por duhet të respektohen masat e dezinfektimit. Ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus, siç jetojmë me shumë viruse të tjera. Gjithçka varet nga vetë biznesi dhe ne duhet t’i japim mundësi për të punuar. Kemi shans, sidomos po të jemi të mençur, të urtë dhe të disiplinuar, shtoi Kryeministri.

Zgjatet afati për ndihmën shtetërore 60:40

Deri më 30 qershor zgjatet afati në të cilin punëdhënësit mund të aplikojnë për shlyerjen e kompensimeve për ruajtjen e punësimit dhe nëpunësve. Këtë e vendosi Këshilli Kombëtar i Bashkëpunimit Trepalësh. Ndihma shtetërore e njohur si 60:40 do të shlyhet për tërë periudhën nga 13 mars deri më 30 qershor por jo më shumë se sa 3 muaj.

Tri janë variantet për vitin e ri shkollor

Ka tri variante për fillimin e vitit të ri shkollor dhe zgjedhja do të jetë në varësi të situatës epidemike, tha ministri i arsimit Kraimir Vëllçev. Në se situata është normale procesi mësimor do të fillojë më 15 shtator në dhomat e klasës, në se situata kërkon mund të realizohet varianti i pranisë së pjesshme dhe varianti i tretë i fundit është në mjedis elektronik me organizim më të mirë të punës.

Arsimi bullgar do të digjitalizohet

Me ndryshime ligjore do të rregullohet që mësimi elektronik të shfrytëzohet edhe gjatë të ashtuquajturve “pushime të gripit”. Sipas ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev është e domosdoshme të shfrytëzohet një platformë unike për çdo klasë nga të gjithë mësuesit. Ai theksoi se ky ndryshim kërkon organizim të ri të procesit mësimor dhe resurse elektronike arsimore falas. Qëllimi është që deri në vitin 2028 më se 90 për qind nga mësimet të jenë në formë elektronike dhe falas.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD