Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhuron kostume mbrojtëse për mjekët shqiptarë

Foto: sot.com.al

Në vijim të politikës bullgare për mbështetje për zhvillim, qeveria bullgare siguron kostume mbrojtëse për personelin mjekësor në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtete të tjera në rajon edhe pse edhe Bullgaria po kështu është prekur seriozisht nga pandemia dhe kërkesa për mjete mbrojtëse për personalin mjekësor është e madhe”. Këtë e ka thënë  Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski gjatë dorëzimit të 300 kostumeve mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syzave dhe helmetave mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, transmeton https://sot.com.al.

Përdorimi i këtyre 300 kostumeve barazohet me përdorimin e 15 mijë kostumeve të zakonshme për përdorim të njëhershëm. Ato janë projektuar dhe përgatitur nga një prodhues bullgar në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Stofi i kostumeve mbrojtëse përmban një membranë speciale, që është provuar se garanton mbrojtje më të sigurt për shumë kohë kundër COVID-19. Firma prodhuese është ndër pak ndërmarrjet në BE që prodhojnë veshje të tilla dhe produktet e saj eksportohen në shumë shtete anëtare të BE- së.

Dhurimi është siguruar  me angazhimin personal të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ambasadori Rajçevski ka rikujtuar fjalën e urtë popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira“ duke përmendur mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë për përballimin e fatkeqësive natyrore vitet e fundit, ndihmën financiere për rindërtimin pas tërmeteve gjatë qershorit, shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 si edhe pjesëmarrjen në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.


Më shumë nga rubrika

Për “online” - fëmijët dhe leximin

Përveç se është një festë kushtuar fëmijëve 1 qershori vë fillimin e muajve të shkujdesur të pushimeve verore për nxënësit më të vegjël – nga klasa e parë deri në klasën e tretë. Megjithëse lojërat janë shumë të rëndësishme në jetën e fëmijëve, pas..

botuar më 20-06-01 2.54.MD

Po pritet një rendiment i mirë i qershive në Kjustendill

Qershitë e shkëlqyera nga qyteti Kjustendill tashmë transportohen për në tregjet e të gjithë vendit tonë. Masa të dyfishuara të sigurisë për shkak të pandemisë ka si në kopshtet frutore ashtu dhe gjatë transportimit të frutave. Mbase nuk ka bullgar, i..

botuar më 20-06-01 11.17.PD

Më 1 qershor dorëzohen çmimet “Molla e Artë” për kontribut në mbrojtjen e fëmijëve në Bullgari

Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së..

botuar më 20-05-31 6.45.PD