Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhuron kostume mbrojtëse për mjekët shqiptarë

Foto: sot.com.al

Në vijim të politikës bullgare për mbështetje për zhvillim, qeveria bullgare siguron kostume mbrojtëse për personelin mjekësor në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtete të tjera në rajon edhe pse edhe Bullgaria po kështu është prekur seriozisht nga pandemia dhe kërkesa për mjete mbrojtëse për personalin mjekësor është e madhe”. Këtë e ka thënë  Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski gjatë dorëzimit të 300 kostumeve mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syzave dhe helmetave mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, transmeton https://sot.com.al.

Përdorimi i këtyre 300 kostumeve barazohet me përdorimin e 15 mijë kostumeve të zakonshme për përdorim të njëhershëm. Ato janë projektuar dhe përgatitur nga një prodhues bullgar në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Stofi i kostumeve mbrojtëse përmban një membranë speciale, që është provuar se garanton mbrojtje më të sigurt për shumë kohë kundër COVID-19. Firma prodhuese është ndër pak ndërmarrjet në BE që prodhojnë veshje të tilla dhe produktet e saj eksportohen në shumë shtete anëtare të BE- së.

Dhurimi është siguruar  me angazhimin personal të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ambasadori Rajçevski ka rikujtuar fjalën e urtë popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira“ duke përmendur mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë për përballimin e fatkeqësive natyrore vitet e fundit, ndihmën financiere për rindërtimin pas tërmeteve gjatë qershorit, shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 si edhe pjesëmarrjen në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nekropol dhe një manastir u zbuluan në terren për një stacion të ri autobusi në Sozopol

Arkeologët zbuluan gjetje të jashtëzakonshme gjatë gërmimeve për një stacion të ri autobusi në qytetin Sozopol të Detit të Zi. U zbulua një manastir që daton rreth fundit të shekullit të XI-të. Brenda kufijve të tij u gërmua edhe një kishë nga..

botuar më 24-05-20 8.18.MD

Gazetaria tradicionale në vendin tonë nuk ka audiencë rinore

Sipas hulumtimit të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2023 mbi 88% e familjeve në Bullgari kanë akses të vazhdueshëm në internet. Shumica e përdoruesve përdorin në mënyrë aktive rrjetin online çdo ditë, ndërsa mbi 95% e tyre janë gjithashtu..

botuar më 24-05-20 7.30.PD

Tregu emblematik i mbuluar i Sofjes së shpejti do të jetë sërish i hapur për vizitorët

Riparimi i shumëpritur në shkallë të gjerë dhe restaurimi i pamjes dhe funksioneve origjinale të ndërtesës të njohur si " Halite "  në Sofje tani ka përfunduar. Vizitorët e parë do të mund të hyjnë dhe të blejnë atje më 23 maj. Kjo u raportua për..

botuar më 24-05-19 8.20.PD