Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhuron kostume mbrojtëse për mjekët shqiptarë

Foto: sot.com.al

Në vijim të politikës bullgare për mbështetje për zhvillim, qeveria bullgare siguron kostume mbrojtëse për personelin mjekësor në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtete të tjera në rajon edhe pse edhe Bullgaria po kështu është prekur seriozisht nga pandemia dhe kërkesa për mjete mbrojtëse për personalin mjekësor është e madhe”. Këtë e ka thënë  Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski gjatë dorëzimit të 300 kostumeve mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syzave dhe helmetave mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, transmeton https://sot.com.al.

Përdorimi i këtyre 300 kostumeve barazohet me përdorimin e 15 mijë kostumeve të zakonshme për përdorim të njëhershëm. Ato janë projektuar dhe përgatitur nga një prodhues bullgar në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Stofi i kostumeve mbrojtëse përmban një membranë speciale, që është provuar se garanton mbrojtje më të sigurt për shumë kohë kundër COVID-19. Firma prodhuese është ndër pak ndërmarrjet në BE që prodhojnë veshje të tilla dhe produktet e saj eksportohen në shumë shtete anëtare të BE- së.

Dhurimi është siguruar  me angazhimin personal të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ambasadori Rajçevski ka rikujtuar fjalën e urtë popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira“ duke përmendur mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë për përballimin e fatkeqësive natyrore vitet e fundit, ndihmën financiere për rindërtimin pas tërmeteve gjatë qershorit, shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 si edhe pjesëmarrjen në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD

6240 harabela u numëruan nga vullnetarët në mbarë Bullgarinë

Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..

botuar më 24-04-30 3.51.MD