Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2408 janë të konfirmuarit me Covid-19 në Bullgari, 808 janë të shëruarit

Foto: EPA/BGNES

Për 24 orët e fundit në vend janë analizuar 1605 mostra testimi për Covid-19 me metodën PCR. Ato kanë treguar se të infektuarit e rinj janë 36, 11 prej të cilëve janë hospitalizuar. 15 prej këtyre rasteve janë në Sofje, 8 – në Jamboll, 3 – në Bllagoevgrad, nga 2 – në Lloveç dhe Pazarxhik dhe nga një – në Vraca, Veliko Tërnovo, Gabrovo, Pleven, Sliven dhe Haskovo.

Numri i përbashkët i rasteve të regjistruara të koronavirusit në Bullgari është 2408.

10,5% prej tyre janë nëpunësit mjekësorë.

Në spitale po ndodhen 258 pacientë me Covid-19, 29 janë ata në repartet e mjekimit intensiv.

Numri i të vdekurve me diagnozë koronavirus është  126 – 83 burrë dhe 43 gra.

Të shëruarit për 24 orët e fundit janë 39 veta dhe me ta numri i përbashkët i të shëruarve shkon në 808.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD