Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 78

Foto: Georgi Cvetkov

Bullgaria priti 24 majin pa festime masive

Shfaqje me rastin e 24 majit – Dita e kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav, u organizuan në mbarë Bullgarinë dhe nga bullgarët në botë. Aktivitetet tradicionale në masë u anuluan për shkak të masave kundërepidemike, por fëmijët dhe të rriturit mbuluan me lule Monumentin e Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi para Bibliotekës Kombëtare në Sofje.

Njoftimi tradicional i Presidentit Rumen Radev në Vatikan me rastin e festës u shty për shkak të pandemisë së Covid-19, por diplomatët bullgarë në Romë vendosën lule në varrin e Shën Konstantin-Kiril Filozofit në bazilikën “San Klemente”.

Me koncerte virtuale festën e shënuan edhe nxënësit e shkollave bullgare të fundjavës në SHBA, Britaninë e Madhe, Brazil, Republikën e Afrikës së Jugut, Qipros dhe në shumë vende të tjera.

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Me fuqinë e kulturës bullgare do ta përballojmë edhe krizën e tanishme

“Me fuqinë e kulturës bullgare do ta përballojmë edhe krizën e tanishme. Institucionet kanë detyrime ndaj kulturës bullgare. Ne si qytetarë jemi të detyruar ta ndihmojmë që të mbijetojë.” Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo i falënderoi mësuesit, nxënësit dhe prindërit, të cilët së bashku arritën të përballen me problemin e arsimit në kushtet e pandemisë.

Jotova i falënderoi fëmijët e bashkësive bullgare në mbarë botën, të cilët u përfshinë në forumin virtual “Të gjithë popujt pa libra janë lakuriqë!”, organizuar nga Nënpresidentja. Nëpërmjet iniciativës fëmijët respektuan veprën e krijuesve me interpretime të një vjershe, ose një kënge të një autori bullgar, kushtuar misionit të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi.

Covid-19 në Bullgari: 0.8 për qind rritje e rasteve gjatë 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të Shtabit Operativ Kombëtar nga data 24 maj 2020 në Bullgari janë regjistruar gjithsej 2427 raste të koronavirusit. Të vdekurit me Covid-19 janë 130. Të shëruarit – 840.

Evropa i bën pyetje vetes: Pse vdekshmëria nga Covid-19 në Bullgari, Greqi dhe Shqipëri është e ulët

Në një artikull me titullin “Koronavirusi në Evropë: Pse në Rumani, Bullgari, Shqipëri dhe Greqi vdekshmëria është më e ulët” Corriera della shënon se shtetet më të dobëta kanë më pak viktima nga Covid-19, sepse janë aplikuar më herët masat e rrepta. Nënvizohet se sipas të dhënave disa shtete kanë qenë të qarta me prekshmërinë e sistemit të tyre shëndetësor dhe për këtë shkak nuk e kanë nënvlerësuar situatën si në Spanjë dhe Itali, por kanë vendosur të aplikojnë rregulla më të rrepta që në një etapë më të hershme.

Vetëm 1-2% e nxënësve nuk kanë marrë pjesë në procesin shkollor gjatë pandemisë

“Rreth 1-2% e nxënësve nuk morën pjesë në procesin arsimor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Sfida kryesore në këtë periudhë ishte lidhur me ata që nuk dëshironin të arsimoheshin.” Këtë e vuri në dukje në një intervistë për BNR-në Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Ai nënvizo se Ministria e Arsimit ka gatishmëri të startojë arsimin në mjedisin digjital këtë vjeshtë në varësi të situatës.

“Kultura e inovacioneve zgjerohet. Programet e reja arsimore u aplikuan në të gjitha klasat. Për herë të parë kemi programe të adaptuara shkollore për shkollat jashtë shtetit”, tha Ministri Vëllçev.

Lutje festive me rastin e Ramazan Bajramit nën qiellin e hapur

Për herë të parë komuniteti mysliman në Bullgari feston Ramazan Bajamin jashtë xhamive për shkak të masave kundërepidemike. Kryemyftiu Mustafa Haxhi shërbeu një lutje festive në Sofje. Lutje e përbashkët festive u zhvillua edhe në Kërxhali, Bullgari Jugore, ku rreth 500 veta me maska mbrojtëse dhe me qilima të veta për lutje u grumbulluan herët në mëngjes në një fushë sportive duke respektuar distancën e domosdoshme mes tyre. Pas lutjes për Ramazam Bajramin u zhvillua dhe pirja tradicionale e kafes në çdo festë të madhe me kryetarin e bashkisë vendase, myftiun dhe priftin ortodoks.

Rëçenica si shenjë proteste para Këshillit të Ministrave

Afro 300 veta – përfaqësues të shkollave koreografike dhe muzikore nga mbarë vendi, morën pjesë në një protestë në ditën festive – 24 maj, para Këshillit të Ministrave.

Ata nënvizuan se protesta e tyre nuk është politike, por duan të hapen sallat e vallëzimit. Nuk ka logjikë të hapen ndërmarrjet, palestrat dhe kopshtet e fëmijëve, ndërsa sallat e vallëzimit të mbeten të mbyllura, vunë në dukje protestuesit dhe si shenjë proteste kërcyen një prej valleve tradicionale popullore bullgare – rëçenica.

Protestuesit këmbëngulën për ruajtjen e masës 60:40 dhe kërkuan garanci për pagimin e punës së tyre, në rast se ka kriza të ngjashme edhe në të ardhmen.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Miglena Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e trimërisë u festua me bekim të flamujve të betejës

Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua..

botuar më 24-05-06 12.31.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev: Bullgaria ka pasur, ka dhe do të ketë luftëtarë të mëdhenj

Populli ynë do ta kujtojë gjithmonë heroizmin e gjeneralëve, oficerëve, rreshterëve dhe ushtarëve bullgarë”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev me rastin e ditës së sotme të guximit dhe festës së ushtrisë..

botuar më 24-05-06 12.00.MD

Program festiv në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar

Në ditën e guximit, që është edhe festë e ushtrisë bullgare, Muzeu Historik Ushtarak Kombëtar hap dyert për ata që dëshirojnë ta vizitojnë. Me hyrje të lirë nga ora 10.00 deri në orën 17.00 do të jetë qasja në të gjitha ekspozitat. Përveç..

botuar më 24-05-06 9.22.PD