Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i dërgoi Moldavisë ndihmë në luftimin e Covid-19

Foto: arkiv

Republika e Moldavisë mori nga qeveria bullgare ndihmë humanitare për luftimin e Covid-19. Pakoja e destinuar për institucionet mjekësore moldaviane përfshin 500 kostume mbrojtëse, 500 syze dhe 500 maska. Vlera e tyre e përbashkët është 22 728 euro.

Bullgaria është e gatshme ta përkrahë Moldavinë në luftimin e pandemisë. Vetëm së bashku mund të jemi më të fortë, tha Ambasadori bullgar në vend Evgenij Stojçev.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Integrimit Evropian George Leuka u përgjigj se Moldavia e vlerëson lart këtë gjest të solidaritetit nga ana e partnerëve bullgarë në një moment kaq të rëndësishëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 qershorin

Ditën e premte do të jetë me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-06 7.30.MD

“Policia Kufitare” bleu 110 automjetet fuoristradë

Çelësat e 110 automjeteve të reja të terrenit të  vështirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare, u dorëzuan sot në një ceremoni zyrtare nga ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. Makinat janë blerë me financim evropian. Në..

botuar më 24-06-06 6.57.MD