Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

39% prej të infektuarve me Covid-19 janë shëruar

Foto: EPA/BGNES

Për 24 orët e fundit në Bullgari janë regjistruar 17 raste të reja të Covid-19. Janë testuar 1273 kampionë gjaku. 6 janë të konfirmuarit e rinj në Sofje, 4 – në Pazarxhik, nga 2 – në Shumen dhe Vidin, nga një – në Sliven, Haskovo dhe Jamboll. Kështu numri i përbashkët i të infektuarve me koronavirus shkoi në 2477 veta.

Rritja për 24 orët e fundit është 0,7%. Të hospitalizuarit janë 198 veta, në repartet e mjekimit intensiv ndodhen 20 pacientë.

Nëpunësit mjekësorë të prekur nga sëmundja janë 255 veta. Rastet aktive në vend tani janë 1378. Të vdekurit me diagnozë koronavirus janë 134, kurse të shëruarit – 969 (53 prej tyre për 24 orët e fundit). 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamen Tonçev - kryetar i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare

Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare para zgjedhjeve: Monitorohet edhe për ndërhyrje nga shtetet e huaja

Ministria e Brendshme do të tregojë se është një sistem i depolitizuar dhe i përket vetëm qytetarëve bullgarë. Këtë e ka siguruar në ditën e parë të fushatës parazgjedhore për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit..

botuar më 24-05-10 5.31.MD

Bullgaria dhe Koreja e Jugut forcojnë lidhjet energjetike

Bullgarët dhe Koreja e Jugut do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur kontaktet në fushën e energjisë. Kështu ranë dakord ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe ambasadori i Republikës së Koresë së Jugut në vendin tonë Bae..

botuar më 24-05-10 3.47.MD

“Market Links” parashikon një parlament me pesë parti pas zgjedhjeve

Koalicioni GERB-SDS do të ketë më shumë deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai do të ketë 80 deputetë, kundrejt 69 që kishte në Legjislaturën e 49-të. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), pritet..

botuar më 24-05-10 3.13.MD