Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 84-të

Foto: BTA

S&P: Ekonomia bullgare do të rivendoset gjatë vitit 2021

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë Standard & Poor’s Global Ratings pohoi vlerësimin afatshkurtër dhe afatgjatë të kredisë të Bullgarisë në kartëmonedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2' dhe rivlerësoi perspektivën nga pozitive në të qëndrueshme.

Rivlerësimi është lidhur me pritjet për përkeqësim të konsiderueshëm të rritjes së Bullgarisë dhe të shteteve të tjera gjatë 2020-ës për shkak të masave për kundërvënien e pandemisë së Covid-19. Por duke pasur parasysh tkurrjen e konsiderueshme të disbalancave makroekonomike të vendit gjatë viteve të fundit, agjencia pret se ekonomia bullgare do të rivendoset gjatë vitit 2021.

Sektori i turizmit: jemi mjaftë të organizuar për këtë sezon të pazakonshëm

Tashmë ka të gjitha premisat për fillimin e stinës verore turistike më 15 qershor. Këtë e tha Polina Karastojanova, drejtoresha e Bordit Kombëtar të Turizmit, në një intervistë për NovaTV. Sipas fjalëve të saj sektori është i përgatitur dhe i organizuar mirë për këtë sezon të pazakonshëm. Karastojanova prognozoi se shumë turistë do të zgjedhin pushimet në mal në vend të atyre në bregdet dhe bujtinat e vogla familjare në vend të hoteleve të mëdha. Sipas saj Bullgaria nuk mund të konkurrohet me destinacionet e mëdha turistike si Turqia dhe Greqia, ku sektori mbështet fortë nga shteti.

Shteti do të ndihmojë kompanitë e transportit ndërqytetës 

Është hartuar një masë në mbështetje të transportit ndërqytetës me autobusë, i cili është shumë i prekur nga pandemia e Covid-19. Këtë e tha për radion “Darik” Zv.Ministrja e punës dhe politikës sociale Zornica Rusinova. Që nga 1 korriku të punësuarit në firmat për transport me autobusë do të marrin nga 290 leva (148 euro) në muaj për periudhë 6 mujore. Kriteri kryesor për përdorimin e ndihmës është rënia në të ardhurat e kompanisë përkatëse të jetë të paktën 20%.

1353 testime për Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 14 janë pozitivet

14 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara gjatë testimeve të 1353 mostrave. 5 janë të infektuarit e rinj në Sofje, 4 – në Sliven, 2 – në Razgrad, nga një – në Pazarxhik, Pleven dhe Jamboll. Ndër të konfirmuarit ka një fëmijë 9-muajsh, i cili është pa simptoma dhe një shofer të ambulancës në Sofje. Këshu numri i përbashkët i të regjistruarve me Covid -19 në vend shkon në 2499. Ndër profesionistët e mjekësisë rastet janë 256. Tre janë njerëzit e vdekur për 24 orët e fundit dhe me ta numri i viktimave shkon në 139 me moshë mesatare 67 vjeç. Të shëruarit janë 48 dhe kështu numri i të shëruarve në Bullgari tashmë është 1064 veta, apo 42% prej të infektuarve.

Lejuan zhvillimin e konferencave dhe seminareve

Sot, 30 maj, Ministri i shëndetësisë lëshoi urdhëresë, me të cilën lejon zhvillimin e kongreseve, konferencave, seminareve, ekspozitave në kushtet e respektimit të masave parandaluese të lidhura me Covid-19 dhe në se të pranishmit në to nuk tejkalojnë 30% prej kapacitetit të përbashkët të hapësirave konkrete. Kjo u bë e qartë pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev me përfaqësues të Zyrës Bullgare të Kongreseve. Në të në fokus ishin problemet e sektorit të kongreseve dhe konferencave, i cili nuk funksionon që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Kryeministri komentoi se pasi tashmë ka tendencë të uljes së rasteve të regjistruara të të infektuarve, mund të liberalizohen gradualisht masat parandaluese për këtë lloj aktivitetesh.

Festa e qershive në Kjustendil do të organizohet, pavarësisht nga pandemia  

Pavarësisht nga masat kundër epidemisë së Covid-19 në qytetin e Kjustendilit, Bullgari Jugperëndimore, festa e qershive do të zhvillohet gjatë javës së fundit të qershorit. Vendimi është marrë nga kryetari i baskisë. Do të ketë ekspozita të varieteteve të qershive nga rajoni i Kjustendilit dhe të prodhimeve artizanale të mjeshtërve vendas. Tradicionalisht festa e qytetit të famshëm me qershitë më të shijshme në vend tërheq njerëz nga e gjithë vendi dhe nga jashtë.  

Hapën motosezonin e ri në qytetin bregdetar Varna.

Për herë të parë pas gjendjes së jashtëzakonshme në vend motoçiklistët nga Bullgaria Verilindore mbërritën në sheshin qendror të qytetit para katedrales “Fjetja e Hujëlindëses”, ku ishte pika nisëse e procesionit të tyre në rrugët e Varnës.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rreth gjysma e votuesve me të drejtë vote do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të jetë rreth 48% e banorëve në vend.  Nga 2.5 milionë deri në 2.7 milionë votues do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor. Nga 2.5 milionë deri në 2.7 milionë votues do të..

botuar më 24-05-22 9.41.PD

Parashikimi i motit për 22 majin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi do të mbajë vranësira dhe para përfundimit të ditës do të bjerë shi. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-05-21 7.35.MD

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak për të mbështetur KFOR-in në Kosovë

Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar Forcat Rezervë Operative në Forcën e Stabilizimit të NATO-së në Kosovë (KFOR). Kështu, Bullgaria tashmë..

botuar më 24-05-21 3.52.MD