Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 87

Foto: BGNES

Pas 15 qershorit pritet që lëvizja në BE të rivendoset

Pritet që pas 15 qershorit lëvizja në BE të rivendoset plotësisht, pasi ajo u rimëkëmb me shtetet fqinje dhe me ato që kanë situata të ngjashme epidemiologjike, njoftoi ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva. 85 për qind e mjeteve mbrojtëse dhe më se 80 për qind e antibiotikëve prodhohen në Kinë, por tani duhet të mendohet se si të paktën një pjesë prej këtyre prodhimeve të rikthehen në BE, kështu që të mund të shpresojmë njeri tjetrin brenda Bashkimit, shtoi Zaharieva.

Ndeshjet e futbollit – me publik në stadiume

Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev dha urdhër, me të cilën që nga data 05.06. lejohet zhvillimi i kampionatit për ligën e parë dhe ligën e dytë profesionale të futbollit para publikut me plotësim të kapacitetit të stadiumit deri në 30% dhe distancë mes spektatorëve të paktën dy vende. Mbetet në fuqi ndalesa për të gjitha aktivitetet e tjera sportive me karakter garues në të hapur dhe në të mbyllur, si dhe ndalesa e zhvillimit të orëve të mësimit në shkolla dhe në qendrat e zhvillimit personal.

Të shëruarit nga Covid-19 në Bullgari prapë janë më shumë se sa të infektuarit

Për 24 orët e fundit në vend u zbuluan 19 raste të reja të koronavirusit. Ndër të porsainfektuarit ka një fëmijë 14 vjeç, një grua me barrë dhe një infermiere. Numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me koronavirus në Bullgari arriti 2538. Brenda 24 orëve të fundit rritja është 0.8 për qind. Nën kontroll mjekësor janë 1271 të infektuar. 259 nga të infektuarit janë nga personeli mjekësor, gjë që përbën 10 për qind nga të gjitha rastet. Për periudhën u bënë 1220 teste. Më se 60 mijë janë mostrat e mbledhura në vend. Numri i tyre do të rritet sepse kur epidemia po shuhet duhet të zbulohen të gjitha grupet me koronavirus në një fazë të hershme. Këtë e njoftoi profesori Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19. U shëruan 33 pacientë. Raporti midis të shëruarve dhe të infektuarve është 44 për qind. Brenda periudhës vdiqën 4 veta dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve u bë 144. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.

Transportuesit dhe tur-operatorët britanikë insistojnë për fluturime të lira deri në Bullgari

Bullgaria është në listën e top-destinacioneve për pushime deri te të cilat duhet të lejohen fluturimet nga Britania e Madhe. Lista u hartua nga tri kompanitë më të mëdha ajrore angleze, duke përfshirë 45 vende dhe u përkrah nga më se 200 firma turistike në ishull. Në një letër drejtuar qeverisë ngulet këmbë që autoritet të heqin dorë nga qëndrimi që pas 8 qershorit të vendosin karantinë 14 ditore për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga këto vende. Kjo mund të bëhet shkak që mijëra britanikë të mos udhëtojnë për pushimet tradicionale jashtë shtetit.

Pandemia shtyu programin për kthimin e bullgarëve nga jashtë

Për shkak të pandemisë së Covid-19 programi operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” shtyn aplikimet për vitin 2021 për masat inkurajuese për kthimin në Bullgari me qëllim të gjejnë punë dhe të vazhdojnë të jetojnë tek ne. 5 miliona eurot e parashikuara për këtë qëllim ishin përdorur për masa urgjente kundër papunësisë së akumuluar gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë kriza me Covid-19 detyroi shumë bullgarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë Bullgarisë, të kthehen në vend. Në kuadrin e këtij programi të gjithë njerëzit me arsim të lartë, të cilët dëshirojnë të kthehen të jetojnë në Bullgari do të merreshin nga 600 euro në muaj në vazhdim të një viti, në se kishin zgjedhur një vendbanim, ku pagat janë më të ulëta se mesataret për vendin tonë. 

Mbi 5 mijë veta kanë përdorur kreditë pa interesa për shkak të Covid-19

Rreth 2199 euro është vlera mesatare e kredive pa interesa, të tërhequra nga personat fizikë, të cilët ndodhen në situatë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Këtë e bëri të ditur Banka Bullgare për Zhvillim. Programi përkrah njerëzit që kanë dalë në leje të papaguar apo ata që janë të vetësiguruar dhe filloi në fund të prillit. Shuma maksimale, e cila mund të tërhiqet në kuadrin e kësaj mase është 2 300 euro. Në fund të majit janë miratuar kërkesat e më shumë se 5 mijë vetash dhe kreditë e ofruara janë me vlerë 11 mln euro. 

Fondi “Të bashkuar kundër Covid-19” ndihmoi 700 000 nevojtarë

Fondi “Të bashkuar kundër Covid-19” ndihmoi 700 000 nevojtarë gjatë pandemisë, bëri të ditur për BNR-në udhëheqësja e Forumit Bullgar të Donatorëve Krasimira Veliçkova. Fondi, i cili bashkon disa organizata, ka grumbulluar 1 mln leva (rreth 500 mijë euro), me të cilat janë realizuar projekte në 300 vendbanime. “Të bashkuar kundër Covid-19” u krijua më 9 prill dhe e përfundoi veprimtarinë e vet më 31 maj, por organizatat që bëjnë pjesë në të janë gati të vazhdojnë të ndihmojnë, shtoi Veliçkova.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Darina Grigorova dhe ekipi “Lajme”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD