Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 117-të

Foto: BGNES

Radha të gjata automjetesh në pikëkalimin me Greqinë

Pas mbylljes së pikëkalimeve në disa shtete fqinje në PKK “Kullata-Promahon” janë formuar reshta të gjata 15 km. prej kamionësh, autobusësh dhe veturash. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare vetëm në kuadrin e dy orëve trafiku për Greqinë është rritur konsiderueshëm. Fqinja jonë jugore nuk lejon kalimin e automobilave dhe autobusëve në territorin e vet që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe ndoshta trafiku është ridrejtuar përmes Bullgarisë. Kështu tërë fluksi i turistëve drejt Greqisë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria i ridrejtohet PKK “Kullata”.

165 janë të konfirmuarit me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit rastet e ripohuara të Covid-19 në Bullgari janë 165 nga afro 2900 PCR teste të bëra. Kështu numri total i mbartësve të virusit tejkaloi 5000 veta, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 46 veta dhe në rrethin e Plovdivit – 33. Kanë vdekur dy pacientë me koronavirus. Të shëruarit janë 46.

Rritja e numrit të të infektuarve nuk u detyrohet testeve të shumta

Përqindja e testeve pozitive me Covid-19 po rritet dhe kjo çon në rritjen e numrit total të të infektuarve. Sipas fjalëve të drejtorit të Qendrës për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare Todor Kantarxhiev, në qoftë se në fillim të pandemisë nivelet kanë qenë 1-2%, tani ato janë afro 10%. Para BNT-së ai nënvizoi se në ndeshjen e futbollit për Kupën e Bullgarisë, e cila u mbajt dje, të gjithë kemi parë se fansat nuk respektojnë distancën mes tyre.  Kantarxhiev vuri në dukje se kur njerëzit përqafohet, bërtasin dhe këndojnë së bashku, ka mundësi më të madhe për t’u infektuar dhe pas 10 ditësh do të shihet edhe rezultati.

Po vazhdon “infodemia” e Covid-19

Ka protokoll prej 10 hapash për lehtësimin e masave kundër Covid-19, tha para Radios Kombëtare Bullgare prof. asoc. Mihaill Okolijski, ekspert në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është krijimi dhe ruajtja e besimit ndër popullsinë. “Jam i shqetësuar për këtë se po “notojmë në infodemi” dhe ky nuk është vetëm fenomen bullgar. Njerëzit shpërndajnë pa prova pohime të rreme për këtë se virusi nuk ekziston, se nuk është i rrezikshëm apo se masat e izolimit dhe dezinfektimit nuk janë të mira. Kjo ndikoi keq sjelljen e njerëzve pa arsim mjekësor”, komentoi eksperti. “Më e rëndësishmja tani është të jemi mjaft të kujdesshëm dhe të ruajmë të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, për të cilët kontakti me koronavirusin mund të jetë fatal”, bëri thirrje Okolijski.

Gjobuan deputetë për mosmbajtjen e maskave në Kuvendin Popullor

Inspektorë nga Inspektorati Shëndetësor Regjional hynë në Parlament dhe u vendosën gjoba deputetëve, të cilët shkelin urdhëresën për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura publike. Janë sanksionuar 24 deputetë. Gjoba për ta është 150 euro. Disa prej tyre kanë ndër mend të apelojnë, duke shpjeguar se kanë pasur arsye konkrete për heqjen e maskave në momentin, në të cilin janë fotografuar. Zv. Kryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov tha se do bëjë propozim që folësit në tribunë të mos mbajnë maska, si dhe anëtarët e presidiumit të Kuvendit Popullor gjatë kohës së udhëheqjes së seancës konkrete.  Argumentet për këtë janë se distanca mes tyre dhe njerëzve të tjerë në sallë është më shumë se 1 metër e gjysmë, siç është shkruar në urdhëresën e Ministrit të shëndetësisë.

Miratuan kompensimet për prodhuesit bujqësorë për shkak të krizës së Covid-19

Parlamenti miratoi në lexim të parë amendamentet në ndihmë të prodhuesve bujqësorë, me të cilat sigurohet aplikimi i masës së re për kompensime kundër Covid-19. Ndihma është në formën e një pagimi të njëhershëm, që do të realizohet deri më 30 qershor 2021. Përmasa maksimale e shumës nuk duhet të tejkalojë 7000 euro për një bujk dhe 50 000 euro për një ndërmarrje të vogël, ose të mesëm.

Ministrja Zahrieva: kriza pas pandemisë mund të çojë në thellim më të madh të dallimeve ekonomike

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva mori pjesë në debatin virtual “Presidenca Gjermane e Këshilli të BE-së dhe ku është Bullgaria”, organizuar nga PanEvropa Bullgaria dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” në partneritet me Ambasadën e Gjermanisë. Zaharieva shprehu shqetësim se kriza pas pandemisë mund të çojë në thellim të dallimeve në zhvillimin ekonomik të shteteve nga BE-ja. Ajo theksoi gjithashtu se vendet evropiane duhet të vazhdojnë luftimin e pasojave të Covid-19 me urtësi dhe kompromise.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD

Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën

Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me..

rinovuar më 24-05-28 6.12.MD

Makineritë për votim jashtë vendit do të jenë gati brenda ditëve

Jashtë vendit po instalohen makinat e votimit për zgjedhjet kombëtare dhe ato të Parlamentit Evropian të 9 qershorit. Brenda pak ditësh ato do t'i jepen Ministrisë së Punëve të Jashtme për të transportuar në përfaqësitë tona diplomatike jashtë..

botuar më 24-05-28 3.21.MD