Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në se numri i të konfirmuarve tejkalon 200 në ditë disa nga masat e hequra do të kthehen

Foto: BTA

Në se rastet e të konfirmuarve për një ditë tejkalojnë 200 do të duhet të mendojmë për rivendosjen e një pjese prej masave, të cilat i respektonim, por ishin hequr pas përmirësimit të situatës, tha Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Tani për tani nuk parashikojmë masa të reja, por jemi gati të ndryshojmë udhëzimet dhe të përforcojmë kontrollin, tha ministri.

Kryeministri u takua me Shtabin Operativ Kombëtar për koronavirusin dhe me të diskutuan situatën në Ballkan dhe rritja e të konfirmuarve me Covid-19 në vendet fqinje  - Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë dhe Turqi.

Borisovi kërkoi të vazhdojë kujdesi i posaçëm për spitalet, të cilat punojnë me të sëmurë nga koronavirusi, në mënyrë që ato të disponojnë të gjitha pajisjet e nevojshme, medikamente dhe personel të mjaftueshëm. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD

Parlamenti ndaloi reklamimin e lojërave të fatit në media

Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..

botuar më 24-04-30 6.28.MD