Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 122

Foto: Pixabay

Në se numri i të konfirmuarve tejkalon 200 në ditë disa nga masat e hequra do të kthehen

Në se rastet e të konfirmuarve për një ditë tejkalojnë 200 do të duhet të mendojmë për rivendosjen e një pjese prej masave, të cilat i respektonim, por ishin hequr pas përmirësimit të situatës, tha Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Tani për tani nuk parashikojmë masa të reja, por jemi gati të ndryshojmë udhëzimet dhe të përforcojmë kontrollin, tha ministri.

174 janë të konfirmuarit e rinj me koronavirus

147 janë rastet e reja me Covid-19 të regjistruara  gjatë 24 orëve të fundit. Testimet e kryera sipas metodës PCR janë 2 775.Numri i të infektuarve në vend shkoi më 5 914 veta, 2 664 prej të cilave janë në fazën aktive të sëmundjes. 470 janë njerëzit në spitale, kurse në reparte për mjekim intensiv ndodhen 29 veta, bëri të ditur Portali Unik Informativ. Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur 4 veta me diagnozë koronavirus, kurse numri i tyre i përbashkët që  nga fillimi i epidemisë është 250. 85 janë të shëruarit në harkun kohor të 24 orëve dhe me ta numri i përbashkët i të shëruarve shkoi më 3 000.  Që nga muaji mars deri më sot në vend janë bërë 156 000 testime për koronavirus. 

Kryeministri kërkoi të vazhdojë kujdesi i posaçëm për spitalet

Kryeministri u takua me Shtabin Operativ Kombëtar për koronavirusin dhe me të diskutuan situatën në Ballkan dhe rritja e të konfirmuarve me Covid-19 në vendet fqinje  - Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë dhe Turqi. Borisovi kërkoi të vazhdojë kujdesi i posaçëm për spitalet, të cilat punojnë me të sëmurë nga koronavirusi, në mënyrë që ato të disponojnë të gjitha pajisjet e nevojshme, medikamente dhe personel të mjaftueshëm. 

Përderisa ka njerëz që mund të infektohen koronavirusi do të përhapet

“Lehtësimi i masave u bë shkak për përhapjen e epidemisë” tha para RKB-së akademiku Bogdan Petrunov, ish drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Paraziti. Ai supozoi se patjetër do të shtohet numri i të infektuarve dhe do të bëhet e domosdoshme kthimi i masave më të rrepta. Përderisa ka njerëz që mund të infektohen koronavirusi do të vazhdojë të përhapet sipas akademikut.

Rritet shqetësimi nga Covid-19, por epidemia pranohet qetësisht

Pasi gjatë prillit shqetësimet e lidhura me përhapjen e koronavirusit shënonte ulje, tani njerëzit përsëri nuk janë aq të qetë. Më parë 51% prej bullgarëve kanë pasur frikë për këtë se familjarët e tyre mund të infektohen, kurse në fund të qershorit pjesa e këtyre njerëzve tashmë është 60%, tregon studimi i bërë nga agjencia “Gallup”. Në fillim të qershorit 72% prej të anketuarve mendonin se situata me Covid-19 ishte nën kontroll, kurse tani kjo përqindje është 38%. Njerëzit nuk janë të sigurt se deri në fund të vitit do të mund të kthehemi tek “normaliteti”  - këtë e besojnë 40% prej bullgarëve, derisa më parë përqindja e këtyre përgjigjeve ka qenë 61. Pavarësisht nga situata më shqetësuese, shumica e njerëzve (61%) janë kundër kthimit të masave të rrepta parandaluese. 38% përkrahin mendimin e kundërt. 59% prej bullgarëve mendojnë se qeveria e përballon mirë krizën me koronavirusin, 39% nuk pëlqejnë politikën e saj në këtë situatë. 

S’ka vend për panik sa i përket koronavirusit

S’ka vend për panik për shkak të shpërndarjes së Covid-19, tha për BNR-në specialistja e virusologjisë Mira Kozhuharova. Me lehtësimin e masave parandaluese është normale që virusi të përhapet më lehtë. Rezultatet e kësaj përhapjeje vazhdojnë të jenë pozitive, sepse pavarësisht nga rritja e të infektuarve, numri i pacientëve në gjendje të keqe nuk është i lartë. Bëhet fjalë për vatra të infektimit, të cilat lindin nga njëra-tjetra. Koronavirusi nuk është një sëmundje që do të na detyrojë të ndalojmë jetën tonë normale dhe nga kjo pikëpamje është i drejtë vendimi për lehtësimin e masave parandaluese. 

Prognoza ekonomike e BE-së për Bullgarinë në kushtet e Covid-19

Produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë  gjatë vitit 2020 do të tkurret 7,1%, kurse në vitin 2021 do të kthehemi tek rritja me 5.3%, tregon prognoza verore ekonomike e Komisionit Evropian. Gjatë majit Brukseli prognozonte ulje në ekonominë tonë 7,2% për 2020-ën dhe rritje 6% për 2021-ën. Pavarësisht nga performanca e mirë ekonomike në fillim të vitit pandemia e koronavirusit ndikoi negativisht ekonominë tonë, shënon KE-ja për Bullgarinë. Është nënvizuar rënia në konsum për shkak të masave kufizuese, kurse është përmendur se të ardhurat më të pakta, përdorimi i kufizuar i kapaciteteve dhe pasiguria e madhe pengojnë investimet. Eksportin e ndikon dhe situata e keqësuar jashtë vendit, kurse gjallërimi pritet në gjysmën e dytë të viti 2021.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD