Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullagri: Dita e 123-të

Foto: arkiv

Nuk është mirë që të ketë urdhër të ri për mbylljen e njerëzve

Shumë shtete, bile dhe ato më të zhvilluarat vazhdojnë të kërkojnë rrugëdalje nga kriza me koronavirusin, por ende nuk kanë ndonjë zgjidhje efektive. SHBA-ja del nga OBSH-ja. Beogradi përsëri vendosi masa, por dini se si reaguan njerëzit, komentoi Kryeministri Bojko Borisov. Mendojmë se jemi një demokraci të zhvilluar.  Secili  prej nesh është i informuar se dezinfektimi, mbajtja e maskave dhe distanca mund të na mbrojnë nga infektimi. Nuk është mirë që të ketë urdhër të ri për mbylljen e njerëzve, tha kryeministri Bojko Borisov. Duhet të mbrohemi, por nuk duhet të pushojmë së punuari. Planet e aktualizuara për të ardhurat realizohen, por kriza do të fillojë vitin e ardhshëm. Ekonomia botërore nuk rimëkëmbet dot, shtoi ai.

Rekord i ri në rastet ditore me Covid-19

Në orën 00:00 më 8 korrik rastet e reja të koronavirusit  janë 188, kurse testimet e kryera PCR - 3467. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 6102, prej të cilëve në fazën aktive të sëmundjes janë 2811. Në spital ndodhen 483 pacientë, 32 prej të cilëve në reparte intensive. Që nga mesnata u hoq bllokada e lagjes 12 mijëshe “Iztok” në qytetin Kjustendill. Mendoj se deri në një javë do të ulet numri i të infektuarve me koronavirus, sepse njerëzve u bë e qartë se duhet të mbrojnë veten dhe familjet e tyre, tha drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Paraziti dhe anëtar i Shtabit Operativ profesor Todor Kantarxhiev.

Testimi për Covid i të gjithë pacientëve që pranohen në spital është i pamundshëm

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare dhe anëtari i Shtabit Operativ dr. Todor Kantarxhiev tha se nuk është e mundshme që çdo spital të bëjë teste PCR të pacientëve që pranon. Kjo do të thotë që përditë të bëhen nga 200 mijë teste, përderisa nga fillimi i pandemisë janë bërë 180 mijë. Me testime zbulohen të sëmurët ndërsa inspektoratet shëndetësore kërkojnë njerëzit e kontaktit. Rreziku më i madh do të jetë në tetor dhe nëntor, kur fillon stina e sëmundjeve të tjera virale. Tre grupe janë më të kërcënuarit: njerëzit mbi 60 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe ata me sistem të dobët imunitar.

Çdo test pozitiv për Covid-19 duhet të shoqërohet me masa kufizuese

Çdo test pozitiv për Covid-19 duhet të shoqërohet me masa kufizuese, tha para BNR-së doktor Rosen Mihajllov, shefi i disa laboratorëve shërbimet e të cilëve përdoren nga Shtabi Operativ Kombëtar. Edhe po të ketë dyshim në test është më mirë të kufizohen kontaktet përderisa do të bëhet test i dytë. Dy javë pas testit të parë pozitiv pacienti duhet të mbetet nën karantinë përderisa nuk do të ketë dy teste njëpasnjëshme negative. Mezi atëherë konsiderohet se pacienti nuk ka infeksion.

Pandemia hyn në një fazë të re

Kohët e fundit numri i të infektuarve si në vend ashtu edhe në botë po rritet, por numri i të vdekurve po ulet. Pandemia hyn në një fazë të re – gjithnjë e më shumë infektohemi dhe gjithnjë e më pak vdesim, pra ne mësohemi me virusin. Këtë e tha para BNT-së profesori Mihaill Konstantinov drejtor i firmës shtetërore “Shërbim Informativ”. Sipas tij Bullgaria e përballon me sukses pandeminë mbi bazë të të sëmurëve për frymë të popullsisë. Sipas matematikanit afro 5% prej bullgarëve kanë qenë në kontakt me virusin pa u sëmurë. Kjo është përqindja e këtyre njerëzve dhe në botë dhe në Evropë.

Bullgarët dhe shtetasit e Ballkanit Perëndimor përsëri nuk mund të udhëtojnë lirisht në Austri

Në lidhje me numrin në rritje të të infektuarve me Covid-19 tek ne Austria paralajmëroi shtetasit e saj të mos ndërmarrin udhëtime në Bullgari, Rimani dhe Moldavi. Sipas fjalëve të ministrit të jashtëm austriak Alexander Schallenberg zhvillimi i pandemisë në Bullgari është shqetësues. Prandaj me vendim të qeverisë Austria përsëri kufizon hyrjen e shtetasve bullgarë në territorin e saj. Kjo sipas Schallenbergut do të thotë se “që nga e enjtja për udhëtarët që vijnë nga Bullgaria janë në fuqi të gjitha rregullat që aplikohen dhe sa u përket udhëtarëve që vijnë nga Suedia, Britania e Madhe dhe Portugalia – 14 ditë karantinë, në se nuk prezantojnë rezultat negativ prej testimit të bërë për koronavirus”. Gjoba për mosrespektimin e këtyre rregullave është 1450 euro. Javën e kaluar në Austri hynë në fuqi të njëjtat kufizimet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD