Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shpikje bullgare: Robot për dezinfektim kundër Covid-19

Foto: bas.bg

Në ngjashmëri të kolegëve të vet nëpër botë dhe shkencëtarët bullgarë kërkojnë zgjidhje të ndryshme si për evitimin e pandemisë Covid-19, kështu dhe për lehtësimin e jetës me të. Një shpikje jonë, tani vonë, ka mundësi të ndihmojë në mënyrë të rëndësishme punën e përditshme  të mjekëve në vijë të parë , duke iu siguruar një mjedis pune të shëndetshëm dhe të pastër.

Kur shpërthen epidemia, shkencëtarët nga Instituti i Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave i bëjnë vetes pyetjen  se si përmes dijes shkencore të mund të jenë të dobishëm. Dhe u lind ideja të kthejnë fshesën me korrent vetëlëvizëse  në një robot për dezinfektim përmes UV rrezeve. Shpikja mund të përdoret për dekontaminimin automatik të ambienteve të spitalit, përfshi dhe të reparteve me koronavirus dhe po kështu nëpër kopshte, shkolla, shtëpi.  

“Ne mbindërtuam mbi një fshesë me korrent robot, me qenë se duhej të reagojmë shpejt në këtë situatë - tregon asistenti Martin Rallçev nga Instituti i Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Kështu me ndihmën e mjeteve të njohura teknologjike realizuam  një gjë të re dhe tepër të dobishme - ne çmontuam fshesën me korrent robot, ndryshuam logjikën dhe shpejtësinë e lëvizjes dhe shtuam sensorin e skanimit dhe të rrezatimit ultravioletë. Kuptohet roboti ka disa kufizime, për shembull: ai nuk mund të zbresë nëpër shkallë. Por me sukses dezinfekton ambientet në repartet me Covid dhe mund të kalojë  nën krevatet e të sëmurëve dhe nëpër korridoret e spitaleve pa asnjëfarë problemi.”

Pajisja përmban elemente  të intelektit artificial dhe përmes komponentit të tij kyç, me sukses neutralizon bakteret me rezistencë të madhe, kërpudhat, sporet dhe viruset. UV rrezet drejtohen vetëm drejt dyshemesë së dhomës, me qenë se 80% nga infektimi  me koronavirusin lokalizohet në to.  

“Roboti dekontaminon, pa përdorur kimikate të lëngështa dhe dezinfektues, të cilët janë mjaft të shtrenjtë në treg - sqaron Martin Rallçev. Përveç kësaj nuk e ndot mjedisin rrethues dhe i mbron njerëzit me astmë, me alergji të ndryshme, përfshi dhe kafshët shtëpiake. Nuk nevojitet  të përdoren syze mbrojtëse  dhe të duhet që pacientët të ikin nga dhomat në procesin e UV përpunimit, me qenë se rrezatohen vetëm sipërfaqet.”

Shpikja nuk do të zëvendësojë krejtësisht vullnetarët në spitalet, të cilët dezinfektojnë korridoret si dhe vendet e tjera me ndihmën e spërkatëseve, por do të lehtësojë punën e tyre. Aktualisht roboti mund të lëvizë katër orë pa ndërprerje dhe të përpunojë deri më 400 metra katrore nga sipërfaqja. Do të zhvillohet përsosja e tij me funksione të reja-për shembull të transportojë ilaçe në repartet infektive, që të mos të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë  midis personelit mjekësor dhe pacientit të infektuar.  

Roboti tanimë është i regjistruar në Dikasterin e Patentës dhe aktualisht po kërkohet se kush ta prodhojë.

Shkencëtarët kanë ndërmend ta dhurojnë prototipin e robotit të vet për dezinfektim ndonjë spitali. Në qoftë se gjendet prodhues, shpikja ka shanse të mund të hyjë në një përdorim të gjerë , me qenë se çmimi i tij është aty rreth 400 levave/200 euro/. Roboti është një punim i një ekipi katër anëtarësh nga Instituti i Robotikës dhe Qendra për Kompetencë QUASAR - docenti Avgust Ivanov, akademiku Çavdar Rumenin, profesoresha Sija Llozanova dhe asistenti Martin Rallçev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare: Dhuratat e Zotit janë të panumërta, por më e madhja prej tyre është Ringjallja

“Fitorja mbi vdekjen, që Zoti-njeri, Zoti ynë Jezu Krisht, mban mbi errësirën dhe gjithë fuqinë gjithëpërfshirëse dhe shkatërruese të së keqes, është kulmi, manifestimi më i lartë dhe më përfundimtar i dashurisë së Zotit për ne dhe për të gjithë..

botuar më 24-05-04 5.57.MD

Ringjallja e Krishtit ndryshon përfytyrimet për jetën dhe vdekjen

E pritur me drithërimë dhe e kremtuar me shumë solemnitet, Pashka është kurora e mësimit të Krishtit. Për të krishterët, ajo është premtimi i përmbushur i fitores mbi errësirën dhe i pavdekësisë së shpirtit njerëzor . Me shpresën për..

botuar më 24-05-04 5.35.MD

E Shtuna e Madhe është dita më e bekuar

Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..

botuar më 24-05-04 9.28.PD