Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria dhe peripecitë e kohës

Foto: BGNES

Gjatë periudhave të ndryshme historike të zhvillimit të vendit tonë programet për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/, të njohura si "Radio Bullgaria, kaluan një sërë sprovash.

Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936 - vetëm 13 muaj pasi transmetimet në vendin tonë u bënë pronë e shtetit, dhe radioja bullgare, atëherë - Radio Sofja, filloi zyrtarisht veprimtarinë e vet. Ishte dita e diel dhe me ndihmën e valëve të shkurtra i gjithë programi i mëngjesit u transmetua për herë të parë në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut. Programet e gjuhëve të huaja u prezantuan së pari në esperanto, dhe pas 1 majit 1937 - sistematikisht, pesë herë në javë, në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht.

Duke kërkuar pamjen e saj më adekuate për kohën, Radio Bullgaria edhe sot po vazhdon të ndjekë misionin e saj - të sigurojë çdo ditë informacion të besueshëm dhe të saktë nga dhe për Bullgarinë në dhjetë gjuhë, duke ndihmuar në formësimin e imazhit të vendit tonë në botë dhe duke mbështetur komunitetet bullgare jashtë vendit dhe bashkatdhetarët tanë të cilët e kanë bullgarishten gjuhë amtare.

Po të doni të mësoni se si programi ynë shumëgjuhësh kalon nga transmetimet në valë të shkurtra në hapësirën digjitale, lexoni artikullin "Radio Bullgaria mbush 84 vjeç", nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 21 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kulturë do t’ju flasim për delegacionin shtetëror bullgar që sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni “Vallen..

botuar më 24-05-21 3.00.MD

Bullgaria sot – 20 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni një pjesë nga projekti më i ri i muzikantit Angell Djullgerov të titulliar “Samsara”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:35 - Lajme 10:23 -..

botuar më 24-05-20 3.00.MD

Bullgaria sot – 17 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Shoqëri do te flasim ne lidhje me fenomenin burnout (lodhjes fizike dhe mendore). Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dy zemra” nga Kris Gran. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-05-17 3.00.MD