Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi shëndetësor i rezistoi edhe valës së re të pandemisë

Doc. Angell Kunçev
Foto: BGNES

Jemi në mes të valës së katërt të Covid-19. Pas një amullie, të cilën ne shpresuam se ishte një pllajë, tani shohim një rritje të lehtë. Kjo u komentua për BNT nga Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor Doc. Angell Kunçev.

Sistemi shëndetësor ende funksionon pothuajse normalisht. 340-360 për 100 000 është incidenca në vend. Aktualisht, Bullgaria është në qendër të kësaj vale në kontinent, shtoi Doc. Angell Kunçev.

Masat anti-epidemike gjithmonë mund të shtrëngohen kur është e nevojshme dhe e justifikuar, por është mjaft e dhimbshme, beson eksperti. Masat i kanë bërë njerëzit shumë të lodhur dhe nervozë, shumë prej tyre kanë filluar të injorojnë rrezikun dhe janë më pak të prirë për të bërë sakrifica për hir të të tjerëve, shtoi Kunçev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj

Mitropoliti i Plovdivit u shpreh kategorikisht se nuk do të jetë kandidat për patrik

Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj tha se nuk do të jetë ndër kandidatët për patrik të Bullgarisë. "Shkrova një letër. I thashë Sinodit të Shenjtë atë që duhet të them dhe e konsideroj të mjaftueshme", shtoi Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Fjalët e..

botuar më 24-06-03 11.34.PD
Atanas Zaprjanov

Po bëhen përpjekje për modernizimin e aftësive mbrojtëse bullgare

Një projekt urgjent është thellimi i portit të Varnës në mënyrë që ai të mund të akomodojë luftanijet e reja të vendit, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një intervistë për gazetën "24 Çasa". Ai vazhdon konsultimet e nisura nga paraardhësi..

botuar më 24-06-03 9.09.PD

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD