Një marrëveshje dyvjeçare bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë së Bullgarisë dhe Zyrës Rajonale Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të rregullojë veprimtarinë e vendit tonë dhe të organizatës shëndetësore në kushtet e emergjencave shëndetësore. Sipas dokumentit të nënshkruar nga Ministrja e Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Dr. Hans Kluge në Kopenhagë, aktiviteti i përbashkët fokusohet në mbulimin shëndetësor universal dhe mbrojtjen më të mirë të njerëzve në raste urgjente etj. Gjatë takimit, Ministri bullgar i Shëndetësisë dhe Dr. Kluge diskutuan për sfidat globale me të cilat përballen sistemet shëndetësore, krizat e emigrantëve dhe pandeminë Covid-19. Dr. Kluge i dorëzoi ministres Serbezova çmimin për personelin mjekësor bullgar në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tyre gjatë pandemisë në emër të Organizatës Rajonale të Shëndetësisë.
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..