Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

95 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Mbi 57.9 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 2.5 për qind e 3817 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 3195. Në spitale u pranuan 31 të infektuar me koronavirus, 20 prej të cilëve nuk kanë vaksina kundër sëmundjes.

Në spitale trajtohen 312 të infektuar, prej tyre 39 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit vdiqën 2 veta me Covid të konfirmuar. Të dy ata nuk kishin vaksina kundër sëmundjes.

Të martën u dhanë 111 vaksina. 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD

Akademia Bullgare e Shkencave: Bullgaria pas 10 vitesh - qendra të mbipopulluara dhe territore të shpopulluara

Territore të mëdha në Bullgari tashmë janë braktisur, njerëzit në to po vdesin dalëngadalë. Këtë e tregon një analizë e qëndrueshmërisë demografike dhe ekonomike në rënie të 75% të komunave në Bullgari nga Instituti për Studime të Popullsisë dhe..

botuar më 24-05-31 6.09.MD