Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

38 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informaionit, gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 38 raste të reja me koronavirus nga 2481 testime të kryera. 1.5 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 58 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar.

Në spitale trajtohen 242 pacientë me koronavirus, prej tyre 34 janë në terapi intensive. 78 për qind e 9 të sapo pranuarve nuk kanë vaksina kundër Covid. Një person me koronavirus të konfirmuar vdiq në 24 orët e fundit.

Rastet aktive janë 2702.

Të enjten u administruan 81 vaksina kudër koronavirusit. Me imunizimin e përfunduar janë 2 075 549  persona. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: FB / Elizabeth.Kostova.Foundation

Poezia takon natyrën në një festival letrar në Sofje

Nga data 13 deri më 20 qershor, Sofja është nikoqire e edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar letrar “KryeqytetiLetërsia”. Tema e këtij viti është "Poezia/Natyra", kushtuar ndërlidhjes mes artit poetik dhe mjedisit në një botë ku natyra nuk..

botuar më 24-06-13 5.35.PD
Rodopet Lindore

Parashikimi i motit për 13 qershorin 2024

Të enjten para mesditës vranësira do të shpërndahet, në shumë rajone do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës, fillimisht në zonat malore e më pas në pjesën tjetër të vendit do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra..

botuar më 24-06-12 7.40.MD

Njihen tre përfaqësuesit e PP-DB për Parlamentin Evropian

Nikolla Minçev, Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) do të jenë tre përfaqësuesit e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në Parlamentin Evropian. Figura të njohura të PP-DB-së nuk do të jenë në Parlamentin e ardhshëm..

botuar më 24-06-12 6.46.MD